Me 100 vota deputetësh, Kuvendi i Kosovës ka votuar përbërjen e 16 komisioneve parlamentare për legjislaturën e dhjetë.
Nga 16 komisionet parlamentare, katër janë të përhershme e 12 funksionale. Vetëvendosje do t’i kryesojë 9 komisione, PDK 3, LDK 2, Lista Serbe 1 komision e Grupi Multietnik 1 komision.
Këto janë komisionet:
Komisioni për Buxhet
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
Komisioni për Legjislacion
Komisioni për Integrim Evropian
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë
Komisioni për Arsim
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Infrastrukturë
Komisioni për Shëndetësi
Komisioni për Administratë Publike dhe Digjitalizim
Komisioni për Siguri dhe Mbrojtje
Komisioni për të Drejtat e Njeriut
Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike
Komisioni për Mbikëqyrje të AKI-së
Komisioni për Kulturë, Turizëm dhe Sport
Komisioni për Mirëqenie Sociale, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Personat e Pagjetur


