KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokatja: A po thotë ZPS se SHBA e Europa dështuan ta kuptonin qëllimin e Thaçit? Si është e mundur që paska arritur t’i gënjejë?
Lajme

Avokatja: A po thotë ZPS se SHBA e Europa dështuan ta kuptonin qëllimin e Thaçit? Si është e mundur që paska arritur t’i gënjejë?

Kosova News
Kosova News 15:18 -11/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Nina Tavakoli, avokate e Hashim Thaçit, tha në deklaratën përmbyllëse të ekipit të mbrojtjes në Gjykatën Speciale në Hagë se pretendimi i Prokurorisë se qeveria e përkohshme e vendit dikur përdorej nga të akuzuarit si mjet për “një plan të përbashkët kriminal”, rrëzohet nga disa faktorë.

Fillimisht, ajo tha se ekzekutivi përbëhej nga shumë parti dhe mbikëqyrej ndërkombëtarisht. Tha se kjo qeveri “nuk ishte një mekanizëm pushteti”.

“Krijimi i saj u mbështet nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe fuqi të tjera, si mënyrë për të unifikuar shqiptarët e Kosovës. Kjo mbështetje ndërkombëtare ngre dyshime se ajo u krijua si shtysë për të ekzekutuar një plan të përbashkët kriminal nga të akuzuarit për të marrë nën kontroll Kosovën”, tha ajo.
Tha se Prokuroria s’ka “pikë prove” për të argumentuar pretendimet e veta.

Sipas Tavakolit, pretendimi i Prokurorisë do të qëndronte vetëm nëse ajo pretendon se SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe Europa ishin në mbështetje të një plani të tillë kriminal.

“A po thotë ZPS-ja që po bëhet fjalë për një dështim masiv të diplomatëve europianë dhe shërbime të inteligjencës europiane, të cilat nuk e kuptuan asnjëherë që ky ishte qëllimi i vërtetë. Si është e mundur që klienti ynë, që ishte vetëm 29 vjeç në atë kohë, t’i ketë gënjyer të gjithë ata?”, tha avokatja.
Ajo tha se Thaçi, në cilësinë e kryeministrit të asaj qeverie të përkohshme nuk kishte pushtet real, duke shtuar se nuk mund të nënshkruante as marrëveshjen për çarmatosjen e UÇK-së, siç kishte dëshmuar ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan.

Tavakoli pyeti Prokurorinë se si Thaçi, sipas ZPS-së, synonte ta merrte nën kontroll Kosovën, kur ishte pro armatosjes së UÇK-së, bashkënunonte me UNMIK-un dhe e kishte pranuar humbjet në zgjedhjet e pasluftës deri në vitin 2007.

“Si mundet që një person i tillë të të duket një person që po mundohej të kishte dhe të fitonte kontroll mbi Kosovën. Ne themi që ky nuk është rasti”.

Prokuroria e Specializuar ka kërkuar 45 vjet burgim për secilin prej ish-krerëve të UÇK-së.

Pasi të jepen të gjitha deklaratat përmbyllëse, që parashihet të kryhen deri më 18 shkurt, çështja do t’i kalojë trupit gjykues, që ka tre muaj kohë për shpalljen e një aktgjykimi.

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi po qëndrojnë në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë prej fillimit të nëntorit të vitit 2020, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

Gjithashtu lexoni:

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”

Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje

Kosova News 11/02/2026 11/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?