KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Të akuzuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal/ dënohen me 19 vite burg Gëzim Bakalli dhe 12 vite Erjon Loci
Rajon

Të akuzuar për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal/ dënohen me 19 vite burg Gëzim Bakalli dhe 12 vite Erjon Loci

Kosova News
Kosova News 18:15 -10/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Transportuan drejt Zvicrës gjatë viteve 2018–2024 sasi të mëdha droge të llojeve kokainë, heroinë, marijuanë dhe ekstazi.

Droga vinte kryesisht nga Amerika Latine dhe Gjermania.

GJKKO jep vendimin për Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin, duke i dënuar me 19 vite burg  Gëzim Bakallin dhe 12 vite Erjon Locin.

NJOFTIM PËR MEDIAT

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 108, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) dhe Erjon Loci”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Flora Hajredinaj dhe Rudina Palloj, me vendimin nr. 11, datë 10.02.2026 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) për kryerjen e veprës penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 283/a/2 – 28/4 të K.Penal, dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, dënimin e tij me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji), për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji), për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, e parashikuar nga neni 186/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji), për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, e parashikuar nga neni 189/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji), për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i akteve të gjendjes civile”, e parashikuar nga neni 191/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, i pandehuri Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) dënohet me një dënim të vetëm prej 19 (nëntëmbëdhjetë) vjet burgim. 7. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajta e dënimit për të pandehurin Gëzim Bakalli (alias Shkembim Cërmanji) të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Erjon Loci për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 28/4 të K.Penal, në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim. 10. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erjon Loci për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a/2 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. 11. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e dy veprave penale, i pandehuri Erjon Loci dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Erjon Loci me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim. 13. Vuajta e dënimit për të pandehurin Erjon Loci të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

Në lidhje me provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal në zbatim të nenit 190 të K.Pr.Penale të procedohet si më poshtë: · Dokument në disa gjuhë i shtetit zviceran; Pasaportë në gjuhë italiane me numër **** në emër të shtetases P.R; Pasaportë në gjuhë italiane me numër **** në emër të shtetasit A.A; Një palë syze të markës GUCCI ngjyrë e zezë e verdhë; Një varëse me ngjyrë të verdhë si ajo e floririt me një medalion; Një orë dore femrash e markës Hublot MD Geneve me numër serial **** në kuti me mbishkrimin Rolex sekuestruar në banesën e të pandehurit Gëzim Bakalli; Një telefon iPhone ngjyrë bezhë dhe flori model ****, IMEI ****, Një telefon iPhone 8 i bardhë, të sekuestruara të pandehurit Erjon Loci; Laptop MacBook Pro model ****, FCC ID: ****, IC: ****, ****, Serial number **** (Sektori ekspertizës), të qëndrojnë në fashikullin e hetimit të procedimit të ndarë nr. 108/1 të vitit 2025. · Dokumentet lejë drejtimi automjeti/patentë kosovare me nr. ****, e datës 13/1/2023; pasaportë kosovare me numër ****, e datës 27/2/2023, me vlefshmëri deri më datë 26.2.2033; kartë identiteti/Letërnjoftim i kosovës me numër ****, i datës 3/11/2022 për të cilat gjatë gjykimit rezultoi se janë të falsifikuara të asgjësohen.

Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit në shumën 43,630 lekë (dyzet e tremijë e gjashtëqind e tridhjetë) lekë si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 10/02/2026 10/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Sinani: Vizita e Begajt në Preshevë, mesazh i fuqishëm i mbështetjes
21:08 -08/07/2026
Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit
20:18 -08/07/2026
Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve
19:32 -08/07/2026
Konjufca e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës
19:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?