KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PDK: Qëndrimet e Prokurorisë në Hagë në shërbim të narrativës së rreme serbe, devijim nga e vërteta dhe drejtësia
Politikë

PDK: Qëndrimet e Prokurorisë në Hagë në shërbim të narrativës së rreme serbe, devijim nga e vërteta dhe drejtësia

Kosova News
Kosova News 17:08 -09/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje
Partia Demokratike e Kosovës reagon ashpër ndaj qëndrimeve të Prokurorisë së Gjykatës Speciale në Hagë.

Ata kanë thënë se kjo gjykatë ka devijuar nga misioni i saj themelor për të sjellë drejtësi.

“Në ditën e parë të fazës përmbyllëse të gjykimit, u bë e qartë se nuk kemi më të bëjmë me një proces të zakonshëm gjyqësor, por me një përpjekje të hapur për të deformuar të vërtetën historike dhe për të ndërtuar një narrativë të rreme, ku lufta çlirimtare e popullit të Kosovës tentohet të paraqitet si projekt kriminal. Regjimi i Millosheviqit dhe aparati shtetëror i Serbisë kanë kryer në Kosovë dhe në rajon krime të rënda kundër njerëzimit, spastrime etnike dhe gjenocid, të dokumentuar gjerësisht nga mekanizma ndërkombëtarë të drejtësisë dhe nga faktet historike”, ka reaguar PDK.

Ata kanë thënë se është fakt i ditur që Serbia ishte agresori dhe populli i Kosovës ishte viktimë.

Në këtë kontekst, PDK ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një organizim popullor, i lindur nga nevoja për rezistencë përballë një regjimi shtypës dhe gjenocidal. Ajo ishte përgjigjje e domosdoshme ndaj dhunës së aparatit shtetëror serb dhe mohimit të çdo rruge tjetër për liri.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk po gjykohen si individë të shkëputur nga konteksti historik, por si simbole të rezistencës, të çlirimit dhe të shtetformimit të Kosovës. Kjo qasje e Prokurorisë synon barazimin e viktimës me agresorin dhe kriminalizimin e luftës për liri. Ajo u konkretizua edhe sot përmes kërkesës për dënime absurde që reflektojnë vetëm ndëshkim politik dhe selektiv”, ka thënë PDK në reagim.

Ata kanë shtuar se përpjekja për të ndërlidhur shpalljen e Pavarësisë së Kosovës me një pretendim kriminal, është e papranueshme dhe bie ndesh me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare.

“Partia Demokratike e Kosovës rikonfirmon bindjen e saj të plotë në pafajësinë e çlirimtarëve dhe në legjitimitetin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Çdo përpjekje për kriminalizimin e kësaj lufte është përpjekje për rishkrim të historisë dhe për cenim të themeleve të shtetit të Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës qëndron fuqishëm në mbrojtje të së vërtetës historike, të dinjitetit të luftës çlirimtare dhe të Republikës së Kosovës. Liria nuk është krim. Dhe historia nuk mund të rishkruhet”, ka thënë PDK. /Lajmi.net/

Gjithashtu lexoni:

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Zejnulla Gashi emërohet kryeprokuror i Shtetit, dekretohet nga Haxhiu

Konjufca reagon ashpër pas deklarimit të ministres serbe: BE-ja t’i përgjigjet me dënim të qartë

Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj

Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar

Kosova News 09/02/2026 09/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+
20:14 -14/07/2026
Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit
19:51 -14/07/2026
Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor
19:39 -14/07/2026
Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje
19:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?