KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimtare për gjykim
Lajme

Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimtare për gjykim

Kosova News
Kosova News 08:31 -09/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga sot procesi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë hyn në fazën përfundimtare.

Prej sot deri më 18 shkurt në Dhomat e Specializuara palët do të paraqesin fjalën përfundimtare për gjykimin.

Seancat e para janë planifikuar për prokurorinë, pastaj mbrojtësin e viktimave e mbrojtjen e të akuzuarve.
Në seancën e fundit Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do t’i kenë në dispozicion nga 20 minuta për të dhënë qëndrimet e tyre.

Njohës të këtij procesi presin që fundi të jetë triumfues për katershen.

Sipas avokatit Ardian Bajraktari, pala mbrojtëse e tyre është në avantazh për shkak të kredibilitetit të dëshmitarëve.

“Ecuria e procesit tashmë po shkon drejt fundit dhe sipas këtyre parametrave vlerësoj se kah qershori ose korriku do ta kemi verdiktin e trupit gjykues në shkallë të parë, e në rast se ka drejtësi unë jam optimist se fundi i procesit do të jetë triumfues, do të jetë rikonfirmues sa i përket pastërtisë së luftës së UÇK-së”, tha për RTK-në Ardian Bajraktari, avokat.
Njëjtë mendon edhe drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftaraj i cili ngriti shqetësime për qasjen e trupit gjykues e cila sipas tij nuk ka qenë e barabartë.
“Trupi gjykues nuk është që ka pasur një qasje të drejtë e të barabartë, të paanshme si për prokurorët, ashtu edhe për mbrojtësit e viktimave ashtu edhe oër të pandehurit dhe avokatët mbrojtës. Fatkeqësisht ka pasur masa të paraburgimit përtej afatit të arsyeshëm kohor. Për ne është e pakuptimtë që të pandehurit të mbahen në paraburgim për vite të tëra. Nëse do të kemi një aktgjykim lirues, atëherë cili do të jetë arsyetimi i gjykatës”, ka thënë Ehat Miftaraj.

Pas fjalës përfundimtare, trupi gjykues ka 90 ditë kohë për të marrë një vendin të shkallës së parë.

Gjithashtu lexoni:

Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje

“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!

Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C

Kosova News 09/02/2026 09/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje
11:55 -23/07/2026
“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!
09:58 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?