KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Grupi i minoriteteve e quan shqetësues vendimin e Kushtetueses
Lajme

Grupi i minoriteteve e quan shqetësues vendimin e Kushtetueses

KosovaNewss
KosovaNewss 20:41 -04/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë ditës së sotme, Gjykata Kushtetuese ka publikuar tekstin e plotë të Aktgjykimit në rastin me numër të lëndës KO325/25, parashtruar nga: Igor Simić dhe 9 (nëntë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sipas këtij, aktgjykimi gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendour se zgjedhja e Nenad Rashiqit në postin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb në legjislaturën e kaluar, nuk ishte në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.

Lidhur me këtë vendim ka ardhur reagimi nga ana e grupit parlamentar multienik të përbërë nga 8 deputetë të Legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës, KDTP, VAKAT, NDS, IRDK, PSA, SPO dhe LPRK.

Ata vendimin e Gjykatës Kushtetuese e ka cilësuar si shqetësuese. Sipas grupit multietnik vendimi lë gjithashtu përshtypjen se ekzistenca politike e deputetit Nenad Rashiq është injoruar.

Postimi i plotë:

KOMUNIKATË

Në emër grupit parlamentar multienik që përbëhet nga 8 deputet të Legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës, KDTP, VAKAT, NDS, IRDK, PSA, SPO dhe LPRK, shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me aktgjykimin KO 325/25, të publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese, të njohur si rasti Rashiq.

Me rastin e zgjedhjes së deputetit Nenad Rashiq, ne seancën e 10 tetorit 2025, janë përmbushur qartë të dy kushtet e përcaktuara në nenin 67, paragrafi 4 të Kushtetutës: kandidimi ka ardhur nga radhët e komunitetit serb dhe zgjedhja është bërë me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit. Pra, kemi të bëjmë me një votim legjitim, ligjor dhe proceduralisht të rregullt, që shpreh vullnetin politik të 71 deputetëve. Megjithatë, ky vullnet është anashkaluar nga Gjykata.

Gjykata Kushtetuese nuk ka marrë në konsideratë një fakt thelbësor: diskriminimin e drejtpërdrejtë që do t’i shkaktohej një deputeti të komunitetit serb nëse do t’i mohohej e drejta për të kandiduar vetëm pse nuk i përket një subjekti të caktuar politik. Mohimi i kësaj të drejte do të krijonte një precedent të rrezikshëm, sipas të cilit përkatësia partiake do të mbizotëronte mbi përkatësinë komunitare, një standard që nuk buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Vendimi lë gjithashtu përshtypjen se ekzistenca politike e deputetit Nenad Rashiq është injoruar. Në leximin praktik të aktgjykimit, mesazhi që mund të perceptohet është i thjeshtë dhe shqetësues: nëse nuk jeni pjesë e Listës Serbe, jo vetëm që e keni pothuajse të pamundur të zgjidheni, por rrezikoni të mos trajtoheni as si përfaqësues legjitim i komunitetit tuaj.

Por kështu nuk shkruan në Kushtetutë.

Kushtetuta garanton përfaqësim të komuniteteve, jo monopol politik mbi to. Ajo nuk e kushtëzon legjitimitetin me përkatësinë ndaj një partie, as nuk e redukton pluralizmin në një adresë të vetme politike. Çdo interpretim që prodhon një efekt të tillë rrezikon të ngushtojë hapësirën demokratike dhe të dobësojë vetë frymën shumetnike mbi të cilën është ndërtuar Republika jonë.

Sot, çdo qytetar që i përket komuniteteve pakicë pyet me të drejtë: në cilin nen të Kushtetutës mbështetet detyrimi për të zgjedhur patjetër nga një subjekt i vetëm politik? Në mungesë të një përgjigjeje të qartë, krijohet perceptimi se standarde të reja po ndërtohen përmes interpretimit, e jo përmes tekstit kushtetues.

Ne besojmë se mbrojtja e komuniteteve nuk arrihet duke kufizuar pluralizmin e tyre politik, por duke garantuar barazi reale ndërmjet përfaqësuesve. Demokracia bëhet më e fortë kur asnjë qytetar dhe asnjë deputet nuk trajtohet si i padukshëm për shkak të bindjeve apo përkatësisë së tij politike.

Prandaj, bëjmë thirrje që ky aktgjykim të lexohet me kujdes në dritën e pasojave që mund të prodhojë për përfaqësimin demokratik. Sepse Republika e Kosovës nuk është ndërtuar mbi monopole politike, por mbi lirinë e përfaqësimit dhe barazinë kushtetuese të të gjithë qytetarëve të saj.

Gjithashtu lexoni:

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi

KosovaNewss 04/02/2026 04/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?