KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Javën e ardhshme gjykimi hyn në fazën e fjalës përfundimtare të palëve
Lajme

Javën e ardhshme gjykimi hyn në fazën e fjalës përfundimtare të palëve

KosovaNewss
KosovaNewss 20:37 -04/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po i vjen fundi. Javën e ardhshme gjykimi hyn në fazën e fjalës përfundimtare të palëve, ku secila do t`i argumentojë qëndrimet e veta.

Nga 9 deri më 18 shkurt, në gjykatë do të nisin seancat me prokurorinë, trupin gjykues, mbrojtjen e në fund me fjalimet e katër të akuzuarve, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Lirimin e tyre nga paraburgimi sa më parë e presin bashkëluftëtarët e tyre. Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, thotë se pavarësisht gjykimit të padrejtë, mbrojtja ka qenë shumë e fuqishme me dëshmitarët e saj.

“Presim që fjala përfundimtare do të jetë  e prokurorëve, e avokatit të viktimave që s’ka pas fare, me 16 dhe 18 është fjala përfundimtare  e presidentit dhe të tjerëve, bacit Jakup, Rexhepit dhe Kadrisë, presim nga mbrojtja e cila do të jetë ajo e  cila besoj do të jetë e fuqishme që do ti mbroj të gjitha pikat e aktakuzës mbrojtja do ti hedh poshtë, kështu besojmë dhe të ardhmen, shpejtë, këtë vit maji apo mund të jetë para maji presim verdikt pozitiv për lirimin e tyre, unë e di që  këta i kanë nga 20 minuta secili me fol, nuk mjaftojnë 20 minuta, por më mirë pak se hiç”, tha për RTK, Hysni Gucati, kryetar i OVL UÇK-së.

Sipas monitoruesve të procesit, epilogu i gjykimit është afër dhe bazuar në ato që janë thënë nga dëshmitarët e mbrojtjes, lirimi i katërshes do të ishte i duhuri.

“Prej procesit kemi parë një aktakuzë shumë të dobët qe përfaqësim shumë të dobët nga ana e prokurorisë, nëse masim dëshmitë ato që kanë qenë publike të mbrojtjes me të prokurorisë, dëshmitarët  e mbrojtjes kanë qenë shumë më shumë kredibil që kanë pas shumë më shumë info për procesin për çka ka kaluar Republika e Kosovës, lajm i mirë është që kemi ardhur në fund dhe besoj në muajt në vazhdim mund ta dimë epilogun e gjithë këtij procesi”, tha Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në IKD.

Se mbrojtja ka bërë punë të jashtëzakonshme, e thonë edhe njohësit e ligjit. Avokati Ardian Bajraktari thotë se prokuroria nuk ka arritur t’i dëshmojë pikat e aktakuzës.

“Sa i përket dëshmitarëve në theks të veçantë atyre të mbrojtjes e kemi thënë në krye të herës që dëshmitë e tyre kamë qenë jashtëzakonisht të besueshme, jashtëzakonisht relevante për procesin për çka natyrisht i ka bërë dëshmitar okular, dëshmitar të rëndësishëm dhe dua të besoj që trupi gjykues do ti marr në konsideratë këta dëshmitarë dhe për rrjedhojë në bindjen time elementet esenciale nuk kanë arrit me u argumentu është çështja e zinxhirit të hierarkisë komanduese”, tha Ardian Bajraktari, avokat.

Thaçi, Veseli, Krasniqi e Rexhepi ndodhen në paraburgim në Hagë për më shumë se pesë vjet. Derisa gjykimi ndaj tyre nisi në prill të 2023-s.

Gjithashtu lexoni:

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi

KosovaNewss 04/02/2026 04/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?