KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-ministrit Ismajli dhe gjashtë të dyshuarve të tjerë masa e paraburgimit u zëvendësohet me arrest shtëpiak
Siguri

Ish-ministrit Ismajli dhe gjashtë të dyshuarve të tjerë masa e paraburgimit u zëvendësohet me arrest shtëpiak

Kosova News
Kosova News 19:40 -04/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke ua zëvendësuar masën e paraburgimit me arrest shtëpiak shtatë të dyshuarve: ish-ministrit Fadil Ismajli, avokates Mirlinda Bllata-Dibrani, gjyqtarit Jovica Mitroviq, Bedri Dibranit, Shaban Tërbunjës, Naim Krasniqit dhe Goran Llaziq. Ata dyshohen për veprat penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, marrjes dhe dhënies së ryshfetit, ushtrimit të ndikimit dhe deklarimeve të rreme.

Sipas vendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, masa e paraburgimit të dyshuarve iu llogaritet nga 2 shkurti 2026 deri më 18 mars 2026.

Në vendimin e marrë më 2 shkurt 2026, thuhet se të pandehurit detyrohen të qëndrojnë në shtëpitë e tyre apo vendbanimin e tyre dhe nuk kanë të drejtë të largohen, përveç në rastet kur kjo është e nevojshme për përmbushjen e nevojave jetësore apo për shkaqe shëndetësore, dhe vetëm me leje paraprake të gjykatës- gjyqtarit të procedurës paraprake.

Po ashtu, të pandehurit njoftohen se në rast të mosrespektimit të masës së caktuar me këtë vendim, ndaj tyre do të caktohet paraburgimi.

Obligohet Policia e Kosovës- stacionet përkatëse policore që të mbikëqyrin zbatimin e kësaj mase dhe në rast të mosrespektimit ta njoftojnë gjykatën.

Sipas Apelit, lidhur me dyshimin e arsyeshëm, janë dhënë mjaftueshëm sqarime nga shkalla e parë.

Gjykata ka gjetur se përveç dyshimit të bazuar, te të akuzuarit ekziston rreziku që të ndikojnë në provat që ende nuk janë siguruar. Prandaj, Apeli është pajtuar edhe me këtë gjetje të shkallës së parë.

Ndërkaq, dy kushtet e tjera që shkalla e parë i ka konsideruar se plotësohen në rastin konkret- atë të rrezikut të ikjes dhe përsëritja e veprave, sipas Apelit, nuk qëndrojnë. Kjo për faktin se nuk ekziston asnjë dëshmi konkrete apo fakt që do të bënte të kuptohej se në rastin konkret plotësohe dy kushtet në fjalë për caktim të masës së paraburgimit.

Tutje, sipas vendimit të Apelit, adresat e vendbanimit të të pandehurve janë të ditura dhe se ata janë shtetas të Kosovës, si dhe Prokuroria nuk ka ofruar provë konkret që dëshmon rrezikun e ikjes. Ndërkaq, për dy të pandehurit me nacionalitet serb, sipas Apelit, ata jetojnë në Kosovë dhe kanë adresat e tyre të vendbanimit dhe vetëm fakti se janë edhe shtetas të Serbisë nuk e provon rrezikun e arratisjes.

Lidhur me kushtin tjetër- atë të përsëritjes së veprave penale, shkalla e dytë vlerëson se të dyshuarit nuk kanë të kaluar kriminale dhe se ata nuk njihen si përsëritës të veprave.

Prandaj sipas vendimit të Apelit, që është marrë nga gjykatësit Avni Mehmeti- kryetar i Kolegjit, Afërdita Bytyqi dhe Mentor Bajraktari- anëtarë, masa e arrestit shtëpiak është masa adekuate që duhet t’iu caktohet të dyshuarve.

Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” kishte raportuar për Dosjen e Prokurorisë ndaj shtatë të dyshuarve, sipas të cilës ata dyshohen se kanë krijuar një rrjet të mirëorganizuar që synonte përfitime të kundërligjshme nga kompensimet për pronat e shpronësuara, duke shkelur ligjet për shpronësim dhe duke realizuar propozim-ankesa të vonuara ligjërisht.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Kosova News 04/02/2026 04/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?