Pagesat elektronike që po përdoren gjerësisht në vendet perëndimore ku përveç lehtësisë së përdorimit ato po kursejnë kohë dhe mbi të gjitha po dalin të jenë shumë më pak të kushtueshme për klientët, një gjë e tillë tashmë ka filluar të përdoret edhe në Kosovë.
Paysera Kosova është Institucioni Financiar i licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për aktivitetin e lëshimit të parave elektronike, pagesave dhe konvertimit të valutave që tashmë po operon suksesshëm në Kosovë duke bërë këto lloj pagesash. Rritja e përdorimit të këtyre pagesave po shoqërohet edhe me një zgjerim të shpejtë të infrastrukturës teknologjike që ato shfrytëzojnë përmes aplikacioneve elektronike.
Në institucionin Paysera Kosova thonë se përmes këtyre pagesave Kosovarët kursyen 448,425.58 euro nga qarkullimi i 47 milion euro të 20,006 transfere ndërkombëtare të realizuara përmes Paysera prej 1 Janar 2021. Paysera Kosova ka shkelur pragun e mbi 20 mijë instalimeve të aplikacionit të vet për klientët Kosovarë duke kryer 20,006 transfere ndërkombëtare nga 1 Janari 2021. Kompania ka arritur që të fitojë besimin e klientëve të biznesit dhe atyre privat për transfer të të hollave kështu duke ulur dukshëm edhe shpenzimet për transferet e parave.
Gjithashtu, Paysera ka mundësuar lidhjen e llogarive të Kosovarëve në Paysera me gjigantë të ndryshëm botëror në fushën e fintekut. Kompania i ka mundësuar qytetarëve të Kosovës që të lidhin kuletat e tyre digjitale me Apple Pay, Google Pay, Samsung Pay, si dhe me fintech të tjerë si Payoneer dhe Wise. “Kjo ja ka lehtësuar kosovarëve profesionistë të pavarur të IT-së të punojnë në tërë botën dhe të marrin pagesat shpejtë dhe lirë në Kosovë”, thonë udhëheqësit e këtij institucioni.
Ulja e shpenzimeve
Paysera ofron transferet e parave me çmim prej 3 eurosh në Bankat e Bashkimit Evropian, Zvicërr e Britani dhe 7 -10 euro për vende të tjera pa marrë parasysh shumën e parave. Paysera Kosova ka arritur që një shpenzim që ka kushtuar minimum 15 Euro në banka, ta ulë pesë fish pra në 3 – 4 Euro.
Nga transferet e realizuara klientët e Paysera Kosova kanë kursyser afer 400 mijë euro të cilat do të shkonin nëpër tarifa bankare.
Jo vetëm çmim
“Paysera nuk na ka ofruar vetëm ulje të shpenzimeve por edhe shërbim të mirë dhe të shpejtë në transfere. Teknologjia e Paysera është e avancuar dhe lehtë e përdorshme”, ka thënë Vigan Disha, Drejtor i Odës Ekonomike Kosovaro -Zvicerane dhe klient i Paysera Kosova.
Në anën tjetër Bashkim Zeqiri CEO i kompanisë kosovare dhe nënpresident i Grupit Paysera, ka thënë se shërbimet e kompanisë vetëm sa do të zgjerohen në Kosovë dhe në rajon.
“Tashmë Paysera Kosova ofron konvertim të Euros në Lek dhe transfer të Lekëve për 50 ALL, pra më pak se 1 euro. Pas zbatimit të projektit me Shqipërinë Paysera do të zgjerohet edhe në vendet e tjera të rajonit. Ne inkurajojmë qytetaret e Kosovës të shfrytëzojnë mundësitë e jashtëzakonshme që ofron Paysera duke përdorë këto mundësi në zhvillim të biznesit, shërbime më të shpejta dhe një ‘cash floë’ më efektiv në ndërmarrjet e tyre. Gjitashtu me kompanitë e zhvillimit të software për kontabilitet dhe pika të shitjes në Kosovë si KUBIT dhe STOM, kemi integruar pagesat me kod që tashme është duke funksionuar në disa vende në Kosovë”, ka shtuar Zeqiri
Nënpresidenti i Paysera thotë se presin që tregtar të caktuar ta zbatojnë këtë metodë të re të avancuar të pagesave sepse dallimi me shërbimet e ofruara nga bankat është tarifa 100% më të lira dhe paratë instant dhe çmime të lira në llogarinë kolektuese të tregtareve. “Projektet e ardhme të Paysera Kosova janë: bankomatet, pikat për kesh, e-commerce, IBAN adresa në Zvicër dhe vende të tjera, lokacion i ri me hapësira për Shërbimin ndaj Klientit dhe shumë produkte të tjera!”, ka thënë Zeqiri.
Artikull i sponzorizuar


