KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Manipulimi me vota, më shumë se 20 persona në stacionin policor në jug të Mitrovicës
Siguri

Manipulimi me vota, më shumë se 20 persona në stacionin policor në jug të Mitrovicës

Kosova News
Kosova News 14:12 -01/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbi 20 persona të cilët dyshohen për falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, janë duke i intervistuar aktualisht në stacioni policor në jug të Mitrovicës.

Intervistimi është duke u zhvilluar edhe në veri të Mitrovicës dhe po bëhet pasi Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka autorizuar policinë për intervistim të 43 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit të Komunave Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, për shkak të dyshimeve për manipulim të numërimit me vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 nëpër këto komuna.

Avokati mbrojtës i njërit prej të dyshuarve Berat Peci deklaroi për mediat se klienti i tij ka mohuar kategorikisht të gjitha pretendimet e prokurorisë.

Sipas tij, i dyshuari ka deklaruar se “nuk ka dorë, as nuk ka pasur interes apo qëllim që të falsifikojë apo të anojë te kurrfarë kandidati apo subjekti i caktuar”.

“Po fillimisht duhet të tregoj se policia ka pasur një aksion të gjerë, është duke i intervistuar personat të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale falsifikim i rezultatit të zgjedhjeve nga zgjedhjet e fundit të mbajtura me 28 dhjetor. Klienti im sapo përfundoi deklaratën, i njëjti, i njëjti deklaroi se nuk ka dorë, as nuk ka pasur interes, as qëllim që të falsifikojë, as të anojë te kurrfarë kandidati apo te një subjekti i caktuar….Realisht, qëllimi është sepse dyshohet se kanë vendosur ose shtuar rezultat ose vota në favor të dikujt, por siç e ceku edhe i dyshuari të cilin e mbrojta unë, ai nuk ka pasur as qëllim e as ndonjë dëshirë apo ndonjë formë tjetër që t’i vendosë dikujt vota. Kandidati im ishte nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe nga provat që kishte me vete rezultonte se nga të gjitha kutitë ku kishte marrë pjesë si kryesues, rezultati ishte minimal, dy ose tri vota plus-minus, nën marzhën e gabimit që lejohet nga Komisioni Qendror Zgjedhor”, tha ai .

Procesi hetimor është ende në fazë fillestare dhe pritet që hetimet e mëtejshme të zbardhin të vërtetën.

Ndërkohë, i dyshuari vazhdon të mbahet në stacionin policor në pritje të vendimeve të ardhshme nga organet e drejtësisë.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Kosova News 01/02/2026 01/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?