Kryeshefi i ndërmarrjes “Eko-Regjioni”, Burim Shala, është liruar, pasi Gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Blerim Mazreku, i cili theksoi se Gjykata ka vlerësuar se nuk ka prova të mjaftueshme për vendosjen e kësaj mase.
“Refuzohet kërkesa e Prokurorisë Speciale për caktimin e paraburgimit ndaj Kryeshefit të Ekoregjonit, Burim Shala. Gjykata nuk lejoi që, pa prova, të njëjtit t’i caktohet masa e paraburgimit. Burim Shala është i lirë,” ka deklaruar Mazreku.


