KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Murseli për marrëdhënien me Liridonën: Ka qenë shumë e mirë, ajo ishte nënë e përkushtuar dhe shumë e devotshme
Siguri

Murseli për marrëdhënien me Liridonën: Ka qenë shumë e mirë, ajo ishte nënë e përkushtuar dhe shumë e devotshme

Kosova News
Kosova News 11:00 -29/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po mbahet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt.

Në këtë seancë, po deklarohet në Gjykatë, Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës njëkohësisht edhe i dyshuari kryesor për vrasjen e saj.

Ai ka thënë se marrëdhënia mes tyre ka qenë shumë e mirë, ndërsa ka thënë se Liridona ishte nënë e mrekullueshme.

“Kemi pasë 11 vite martesë me Liridonën, si rezultat kemi dy fëmijë dhe marrëdhënia ime me Liridonën ka qenë shumë e mire. Ka qenë një grua e mrekulleshme, nënë e përkushtuar dhe shumë e devotshme. Liridona kishte shumë dëshirë të bëhet nënë dhe kishte probleme me mbetë shtatzënë, por më pas na u realizua ëndrra ajo u bë nënë dhe unë u bëra babë. Çdo gjë ka qenë në rregull mes neve”, tha Murseli në Gjykatë, duke iu përgjigjur pyetjeve së avokatit të tij Shemsedin Piraj.

Ai tha se kanë jetuar në Suedi, derisa tani e ndjera pas tri vitesh qëndrimi atje, është bërë shtetase suedeze. Tha se asnjëherë s’kanë pasur ndonjë ndarje dhe se gjithçka ishte në rregull mes tyre.

Murseli tha se edhe vëllai i tani të ndjerës, Leonard Ademaj, ka treguar se Liridona nuk është ankuar asnjëherë për ndonjë gjë në lidhjen mes tyre.

“Asnjëherë në jetën time, larg qoftë me ushtru dhunë apo diçka e tillë. Ato gjëra nuk kanë ekzistu në lidhjen tonë”, tha Murseli.

I akuzuari tha se të ardhura financiare kishin mjaftueshëm, ngase kishin një restaurant dhe një kompani pastrimi bashkë me bashkëshorten. Sipas tij, të hyrat vjetore të tij ishin diku 45 mijë euro, ndërkaq të Liridonës afër 20 mijë.

Murseli tha se është marrë edhe me investime online, shërbime të marketingut online për biznese.

I pyetur lidhur me polisën e sigurimit, ai tha se secili shtetas i Suedisë e ka sigurimin shtëpiak dhe jetësor, e në këtë rast e kishin edhe ai e Liridona, në të njëjtën shumë.

“Ajo shumë 3 milionë kruna, 260 mijë euro, nuk është shuma maksimale e polisës. Ajo mund të rritet deri në 600 mijë euro, nëse pala ka interes”, tha Murseli.

Ai theksoi se nuk mund të hapë polisë për dikë tjetër, pa qenë personi prezent, ngase është individuale.

Lidhur me raportin me tani të ndjerën, ai tha se sikurse secili çift, kanë pasur ndonjëherë grindje por jo deri në ftohje maksimale të marrëdhënies.

Murseli tha se krahas bizneseve në Suedi, ka pasur biznes edhe në Kosovë, ku është aksionar në një të tillë. Tha se bashkë me tani të ndjerën kanë blerë shtëpi më 2023 në Kosovë.

Atëkohë, sipas Murselit, kishte ardhë në Kosovë deri nga qershori deri në nëntor është marrë vazhdimisht me atë shtëpi, që të pëgatitet për banim.

Lidhur me të akuzuarin Granit Plava, Murseli tha se ka qenë hera e parë që është takuar me të pa Kushtrim Kokallën (djalin e dajës), ndërkaq dy herë të tjera e ka takuar me të. Ai shtoi se nuk kishte miqësi me Plavën, por vetëm e njeh përmes Kokallës.

Gjithashtu lexoni:

Granatë dore në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia evakuon banorët

Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit

Kosova News 29/01/2026 29/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Granatë dore në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia evakuon banorët
09:43 -24/07/2026
Rriten sërish çmimet e derivateve, nafta arrin në 1.69 euro për litër
09:23 -24/07/2026
Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë
08:40 -24/07/2026
SHBA-ja vendos tarifa ndaj dhjetëra partnerëve tregtarë
08:37 -24/07/2026
Haxhiu sot mban konferencë për media
08:33 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?