KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Intervistohen 68 persona, 15 kryesues janë ndaluar për 48 orë
Siguri

Intervistohen 68 persona, 15 kryesues janë ndaluar për 48 orë

Kosova News
Kosova News 15:29 -28/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në aksionin për falsifikimin e rezultatit zgjedhor në Malishevë, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi ka njoftuar se janë intervistuar 68 persona, nga ta 15 kryesues dhe 43 komisionerë, e ku për 15 kryesuesit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, raporton Ekonomia Online.

“Nga 18 kryesues dhe 50 komisionerë janë intervistuar gjithsej 15 kryesues dhe 43 komisionerë. 15 kryesues aktualisht janë të ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor prokuroria do të vendosë në lidhje me masën e sigurisë. Po ashtu për 43 komisionerët e tjerë jemi në vlerësim e sipër për ndonjë masë eventuale pasi që në këtë rast kanë qenë të angazhuar dy prokurorë të Departamentit për Krime të Rënda”, tha ai.

Ai tha se janë siguruar prova mbi të cilat dhe mbështesin dyshimin e bazuar se gjashtë persona në cilësinë e komisionerëve kanë bashkëpunuar për të ndryshuar rezultatin e votimit ëpr kandidatë të caktuar.

“Gjatë këtij operacioni, deri më tani kemi arritur të sigurojmë prova relevante që mbështesin dyshimin e bazuar se gjashtë persona, në cilësinë e komisionerëve, kanë bashkëpunuar për të ndryshuar rezultatin e votimit për kandidatë të caktuar. Këta persona janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit dhe ndaj tyre do të kërkohet masa e paraburgimit brenda afatit ligjor. Dua të siguroj qytetarët se hetimet janë në vazhdim e sipër dhe nuk do të ndalemi vetëm te këta persona. Çdo individ tjetër i përfshirë, qoftë si urdhërdhënës apo ndihmës, do të identifikohet dhe do të sillet para drejtësisë. Integriteti i procesit zgjedhor në rajonin që mbulon Prokuroria e Gjakovës është prioritet i yni absolut”, tha ai.

Tutje tha se “Në bashkëpunim të ngushtë me KQZ-në dhe Policinë, jemi duke verifikuar edhe disa vendvotime të tjera ku ka mospërputhje të rezultateve. Nuk do të lejojmë që asnjë votë e vetme të tjetërsohet apo të vidhet. Ky aksion është një paralajmërim për këdo që mendon se mund të manipulojë vullnetin e qytetarit pa u ndëshkuar”.

Gjithashtu lexoni:

Granatë dore në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia evakuon banorët

Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit

Kosova News 28/01/2026 28/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Granatë dore në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia evakuon banorët
09:43 -24/07/2026
Rriten sërish çmimet e derivateve, nafta arrin në 1.69 euro për litër
09:23 -24/07/2026
Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë
08:40 -24/07/2026
SHBA-ja vendos tarifa ndaj dhjetëra partnerëve tregtarë
08:37 -24/07/2026
Haxhiu sot mban konferencë për media
08:33 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?