KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ndalimet masive për manipulim votash/ Ismaili: Kemi vende të lira dhe kapacitete shtesë për raste të reja
Siguri

Ndalimet masive për manipulim votash/ Ismaili: Kemi vende të lira dhe kapacitete shtesë për raste të reja

Kosova News
Kosova News 13:35 -28/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se aktualisht ka rreth 800 vende të lira në institucionet korrektuese, në kohën kur në disa komuna janë regjistruar ndalime masive të komisionerëve zgjedhorë për shkak të dyshimeve për manipulim të votave, ndërsa pas përfundimit të procesit të rinumërimit pritet që hetimet të mund të zgjerohen edhe më tej.

Drejtori i Përgjithshëm i ShKK-së, Ismail Dibrani tha se sistemi korrektues nuk përballet me mungesë kapacitetesh dhe se ekziston gatishmëri edhe për skenarë të jashtëzakonshëm.

 “Neve sot kur po flasim kemi afër 800 vende të lira, por në raste të jashtëzakonshme mund të krijohen hapësira edhe më tutje. Domethënë, nuk ka asnjëherë probleme sa i përket vendeve të lira në burgje. Neve kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me policinë dhe prokurorinë e shtetit, por në raste të tilla, neve po flasim për ndalim policor, kur ata nuk kanë një aktvendim për caktim të paraburgimit. Dhe në këto raste menaxhimi apo mbajtja e këtyre personave i takon Policisë së Kosovës. Ne vetëm i krijojmë hapësirat e lira, objektet që shfrytëzohen nga policia, dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës në këtë rast nuk ka asnjë lloj kompetence apo asnjë lloj obligimi ndaj kësaj kategorie. Por neve asistojmë policinë bazë të kërkesave për të krijuar hapësira të lira”, tha ai.

Ai shtoi se pas caktimit të paraburgimit nga gjykata, personat shpërndahen në institucionet përkatëse korrektuese.

 “Në momentin kur caktohet masa e paraburgimit, ata shpërndahen në të gjitha institucionet apo qendrat e paraburgimit varësisht se ku edhe koordinohemi me Policinë e Kosovës”, tha ai.

I pyetur për raportimet lidhur me trajtim të papërshtatshëm të të ndaluarve në këto raste, ai i mohoi ato dhe theksoi se kompetenca për ndalimin policor 48-orësh nuk i takon ShKK-së.

“Jo, në asnjë rrethanë. Unë e thashë, është detyrë e policisë nëse flasim për 48 orë, por neve nuk kemi pranuar asnjë ankesë sepse edhe në kushte normale nuk kish dashur, as nuk duhet të pranojmë, sepse adresa është Policia e Kosovës. Por nuk kemi asnjë lloj informate që ka pasur keqtrajtime apo trajtim jo të duhur. Natyrisht, po flasim për hapësira të cilat janë të dedikuara vetëm për Policinë e Kosovës dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk ka qasje në këto hapësira”, tha ai.

Ndërsa për kushtet në qendrat e paraburgimit, Dibrani deklaroi se ato janë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Kushtet janë të mira dhe nuk ka asnjë problem sipas standardeve dhe konventave ndërkombëtare. Kështu që, nëse flasim prapë po them për çështjen e ndalimit policor, kompetenca është Policia e Kosovës, por sa i përket çështjes së paraburgimit, neve jemi shembull jo vetëm për rajonin, por edhe për shumë shtete evropiane”, tha ai.

Sot gjatë ditës është raportuar se në stacionin policor të Gjakovës janë marr në pyetje rreth 60 komisionerët e Malishevës në lidhje me manipulimin e rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Kosova News 28/01/2026 28/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?