KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënohet ish-senatori francez pasi e drogoi një deputete për të abuzuar seksualisht me të
Botë

Dënohet ish-senatori francez pasi e drogoi një deputete për të abuzuar seksualisht me të

Kosova News
Kosova News 13:19 -28/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Një ish-senator francez është dënuar me katër vjet burgim pasi është shpallur fajtor se e ka droguar një deputete me qellim që ta sulmonte seksualisht.

Joel Guerriau do të vuajë 18 muaj të dënimit  në burg, ndërsa është urdhëruar t’i paguajë Sandrine Jossos 5.000 euro dëmshpërblim për shkaktimin e vuajtjes emocionale.

68-vjeçari dyshohet se në nëntor të vitit 2023 e kishte ftuar Josson, deputete e Asamblesë Kombëtare Franceze, në banesën e tij në Paris, ku kishte pranuar se i kishte hedhur drogë në pije.

Guerriau, i cili kishte shërbyer si senator i rajonit Loire-Atlantique nga viti 2011  deri më 2025, ka pretenduar se veprimi ishte aksidental dhe se nuk kishte asnjë qëllim për ta sulmuar seksualisht. Avokatët e tij kanë paralajmëruar ankimim ndaj vendimit, shkruan The Independent.

Sipas dokumenteve gjyqësore të cituara nga mediat franceze, Josso e kishte vizituar shtëpinë e  Guerriaus për të festuar rizgjedhjen e tij, kur filloi të ndihej keq pasi kishte pirë një gotë shampanjë.  

Pija kishte shije të pazakontë dhe Josso, 50-vjeçare, fillimisht kishte menduar se “ndoshta ishte shampanjë e prishur”, por kur Guerriau këmbënguli që të ngrinin edhe një dolli tjetër, ajo u alarmua.

Ajo vuri re se rrahjet e zemrës i ishin përshpejtuar dhe u largua nga banesa, pastaj shkoi në spital me ndihmën e një mikut të saj.  Raporti toksikologjik zbuloi se në trupin e saj kishte tre më shumë MDMA apo ekstazi sesa doza rekreative.

“Shkova për të vizituar një mik dhe zbulova një agresor”, ka deklaruar Josso gjatë dëshmisë së saj të hënën. “Ai më shikonte me ngulm, nuk e kisha parë kurrë në atë mënyrë. Nuk doja ta tregoja dobësinë time sepse kisha frikë se nëse i thosha që nuk ndihesha mirë do të më detyronte të shtrihesha”, ka thënë ajo.

Guerriau ka deklaruar se në atë periudhë po kalonte një gjendje të rënduar të shëndetit mendor dhe vuante nga depresioni. Ai ka pretenduar se kishe ndërmend ta merrte vet drogën një natë më parë dhe se aksidentalisht ia kishte hedhur Jossos.

“Me pak fjalë, jam një idiot”, ka thënë ai.

“Ndjej keqardhje. Jam i neveritur nga vetja, nga pakujdesia dhe budallallëku im”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se dëshiron të flasë publikisht për rreziqet e drogave, duke thënë se “nuk flitet mjaftueshëm për efektet e këtyre substancave”.

Ish-senatori ka deklaruar se nuk mban mend të ketë bërë kërkime në internet rreth ekstazisë, duke thënë se “ishte në tren dhe mendime thjesht  vijnë”, si dhe ka shtuar se anëtarët e qeverisë duhet të tregojnë interes për “të gjitha ngjarjet aktuale”.

Josso është detyruar të marrë gjashtë muaj pushim nga puna pas ngjarjes dhe i janë nxjerrë katër dhëmbë për shkak të shtrëngimit të nofullës nga stresi.

Prokurori Benjamin Coulon ka theksuar se Guerriau kishte votuar vetë për ligjin që e bën vepër penale administrimin e një substance të dëmshme me qëllim kryerjen e përdhunimit apo sulmit seksual.

“Ajo që kam përjetuar është ende shumë e dhimbshme”, ka thënë Josso. “Trauma psikologjike është sikur të jesh e ngrirë në kohë… trembem për gjënë më të vogël. Jam bërë shumë e ndjeshme”.

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 28/01/2026 28/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren
12:27 -10/07/2026
Kurti: Për qeverisje përgjegjësia te ne, për presidentin e të gjithëve
12:00 -10/07/2026
Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën
11:33 -10/07/2026
Hamza: PDK-ja në këtë mandat do të qëndrojë në opozitë, i urojmë suksese Kurtit
11:30 -10/07/2026
Kurti flet pas takimit me Hamzën
11:27 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?