KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas disa orëve ngujim minatorët dalin të sigurt nga miniera
Lajme

Pas disa orëve ngujim minatorët dalin të sigurt nga miniera

KosovaNewss
KosovaNewss 21:05 -26/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Për rreth 5 orë, minatorët e Trepçës mbrëmjen e së dielës mbetën të ngujuar pas orarit të punës, qindra metra nën tokë.

Një defekt në furnizimin me energji elektrike, ua pamundësoi atyre daljen. Megjithatë, në gjendje të mirë shëndetësore, 22 minatorët arritën të dalin jashtë.

 “Defekti ka ndodh në orën 09:00 dhe minatorët kanë pasur të dalin nga miniera në orën 11:00. Që i bie diku përafërsisht 4-5 orë jashtë orarit të ndërrimit. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. Nuk kanë panik në këto raste pasi janë të mësuar. Fatkeqësisht ne jemi të varur nga një linjë. Nuk kemi një linjë zëvendësuese për t’i nxjerrë minatorët nga miniera”, ka thënë  Faton Ahmeti, kryeshef Ekzekutiv i ‘Trepçës’.

Nga Sindikata e Trepçës kanë bërë thirrje që të bëhen investime në mënyrë që mos të përballen me situata të tilla.

 “Unë i kisha bërë thirrje institucioneve, menaxhmentit dhe Ministrisë së Ekonomisë, linjës që e menaxhon ndërmarrjen, të bëj veprime konkrete dhe të marrë hapa për sigurinë e jetës së minatorëve dhe të bëjë disa investime në ato pjesët vitale sepse nuk duhet të përsëritet kjo dhe të cenohet jeta dhe dinjiteti i minatorëve”, ka thënë Ibrahim Jonuzi, kryetar i Sindikës së Trepçës.

Kryeshefi Ahmeti tha se për çdo vit minatorët furnizohen me uniforma e pajisje të nevojshme për punë.

Ai potencoi se nga ky vit kanë marrë premtime edhe për furnizim me makineri.

“Sa i përket uniformave, nuk ka asnjë problem. Ne kemi një normativ që minatorët çdo vit furnizohen me uniforma dhe çizme, dorëza, shlema. Kurse sa i përket investimeve në makineri, ka diku në 10 – 11 vite që nuk kemi makineri të re. Kemi premtime që këtë vit kemi me startu me makineri të re”, ka shtuar Ahmeti.

 Ndërkohë, kryeshefi i ndërmarrjes Trepça, nënvizoi se krahasuar me vitin 2024, prodhimi i ndërmarrjes është rritur për mbi 80%.

Gjithashtu lexoni:

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara

KosovaNewss 26/01/2026 26/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?