KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokati Brahaj: A do t’i ndjekë Prokuroria e Prizrenit edhe “porositësit” e falsifikimit të votave
Lajme

Avokati Brahaj: A do t’i ndjekë Prokuroria e Prizrenit edhe “porositësit” e falsifikimit të votave

KosovaNewss
KosovaNewss 21:59 -23/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokati prizrenas, Fazli Brahaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me arrestimet e sotme në Prizren, që ndërlidhen me dyshimet për manipulim të rezultateve zgjedhore, duke ngritur dilema mbi seriozitetin dhe epilogun e këtij procesi.

Sipas Brahajt, nisma e Prokurorisë së Prizrenit për hetimin e kriminalitetit zgjedhor është për t’u përshëndetur, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm dhe të rrallë në Kosovë në luftën kundër manipulimit të votës.

“Pra, kushdo që shton, heq apo regjistron votat në mënyrë të pasaktë dhe manipulon rezultatet e zgjedhjeve në dokumentet zgjedhore, dënohet prej 3 deri në 5 vjet burgim”, thekson Brahaj, duke iu referuar legjislacionit penal në fuqi.

Megjithatë, ai shpreh skepticizëm lidhur me kohëzgjatjen e shkurtër të hetimeve nga ana e Policisë dhe Prokurorisë, duke vënë në pikëpyetje mundësinë që pretendimet për falsifikim të rezultateve të votimit të vërtetohen me aktgjykime të formës së prerë për shumicën e të dyshuarve.

- Reklamë -

Një tjetër pikë kritike e reagimit të Brahajt lidhet me përgjegjësinë penale të ashtuquajturve “porositës” të falsifikimit të votave.

“Do të shihet nëse Prokuroria e Prizrenit ka forcë të ndjekë edhe porositësit e këtyre veprave penale, të cilët dyshohet se kanë urdhëruar apo paguar kryerjen e tyre, kur dihet se shumica janë persona me ndikim të madh në subjektet politike që përfaqësojnë”, shkruan ai.

Sipas tij, ligji penal i konsideron këta persona si bashkëpunëtorë të veprës penale dhe ata duhet të dënohen njësoj si ekzekutuesit, pasi kanë krijuar vullnetin për kryerjen e saj.

Në fund, avokati paralajmëron se nëse procesi dështon dhe të dyshuarit nuk dënohen, rasti rrezikon të mbetet vetëm një spektakël mediatik.

“Nëse kryerësit e pretenduar të veprave penale nuk arrijnë të dënohen, atëherë ky rast do të mbahet mend si një dështim i prokurorisë dhe thjesht një show medial”, përfundon Brahaj.

Gjithashtu lexoni:

U përfshi disa herë nga zjarri, Ministria e Drejtësisë ndan mjetet për renovimin e IML-së

Kurti: Jemi në dispozicion të plotë për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë

Fillon Java e Dëshmorëve të Hasit

KosovaNewss 23/01/2026 23/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë, Kurti premton investime të shumta në tërë Kosovën
22:44 -04/06/2026
Haxhiu në mbështetje të dr. Metë Shatrit: Studentët dhe rinia mbeten prioritet i qeverisjes sonë
22:36 -04/06/2026
UP-ja nënshkruan memorandum mirëkuptimi me CIHEAM Montpellier dhe CIHEAM Zaragosa
21:16 -04/06/2026
Merz dhe Macron, me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt BE-së
21:03 -04/06/2026
Dr. Metë Shatri synon të çojë zërin e profesionistëve në Kuvend
20:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?