KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komisioni i përbashkët për të pagjeturit, dyshime për zbatimin nga Serbia
Lajme

Komisioni i përbashkët për të pagjeturit, dyshime për zbatimin nga Serbia

KosovaNewss
KosovaNewss 20:59 -23/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova dhe Serbia janë dakorduar në Bruksel që të funksionalizojnë Komisionin e Përbashkët për Personat e Pagjetur nga lufta në Kosovë, pas një diskutimi të gjatë ndërmjet kryenegociatorëve të dy vendeve. Megjithatë, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave që merren me çështjen e të zhdukurve shprehin skepticizëm të thellë se Serbia do t’i zbatojë marrëveshjet e arritura, duke e akuzuar për zvarritje dhe instrumentalizim politik të kësaj çështjeje humane.

Ata që merren drejtpërdrejt me çështjen e personave të pagjetur në Kosovë shprehin skepticizëm të thellë se Serbia do t’i zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, shteti serb vazhdon ta instrumentalizojë çështjen e personave të zhdukur për qëllime politike, duke shtuar se kërkesat e palës kosovare vështirë se mund të përmbushen nga Serbia.

“Elementet në ato arkiva që përmbajnë informacione për fshehjen e kufomave nuk do të dorëzohen, sepse besoj se motivi pas kësaj është se, nëse dorëzohen, atëherë do të ngrihet çështja e përgjegjësisë penale”, theksoi Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Edhe në Këshillin Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës në Kosovë thonë se Serbia, ashtu si për më shumë se dy dekada, do të vazhdojë avazin e vjetër të zvarritjes së procesit të zbardhjes së fatit të personave të pagjetur.

“Për çdo marrëveshje që kemi bërë kemi qenë skeptikë dhe, ashtu siç kemi qenë skeptikë, ashtu ka rezultuar edhe puna. Në vitin 2023 është arritur marrëveshja e fundit për hapjen e arkivave dhe për rritjen e vigjilencës në zbardhjen e fatit të të zhdukurve, por Serbia ka bllokuar gjithçka”, tha Ahmet Grajqevci nga Këshilli Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës në Kosovë.

Ndërkohë, kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, i cili ishte i pranishëm në Bruksel, tha dje se për tre vjet Serbia kishte refuzuar themelimin e këtij komisioni, pavarësisht se ishte njohur me kërkesat e palës kosovare.

Në mesin e kërkesave që Kosova i ka drejtuar Serbisë janë zbatimi i plotë i Deklaratës për Personat e Zhdukur, përfshirë qasjen në arkivat e klasifikuara, trajtimi i kërkesës zyrtare për arkivat drejtuar presidentit Vuçiq lidhur me komandën e shpërbërë të Brigadës së Motorizuar 37 të ish-Ushtrisë Jugosllave, përshpejtimi i punës në lokacionet prioritare dhe zbatimi i zotimeve të dala nga tri takimet e Grupit Punues, në veçanti në Batajnicë.

Komisioni i përbashkët për personat e pagjetur është pjesë e Deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur, për të cilën u pajtuan kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në vitin 2023.

Gjithashtu lexoni:

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi

KosovaNewss 23/01/2026 23/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?