KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fjalosja, sharja e kërcënimi pas një aksidenti – motoçiklisti në mbajtje, ndaj policit nisin hetimet nga IPK (VIDEO)
Siguri

Fjalosja, sharja e kërcënimi pas një aksidenti – motoçiklisti në mbajtje, ndaj policit nisin hetimet nga IPK (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 11:46 -22/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një fjalosje në mes një zyrtari policor dhe një qytetari dëgjohet në një video e cila është publikuar mbrëmë në Kosovë.

Deri tek kjo fjalosje sipas asaj që dëgjohet në videon, ka ardhur si pasojë që qytetari dyshohet se ka shkelur me skuterin e tij një zyrtar policor.

“Zani mos të nihet”, dëgjohet polici teksa i bërtet qytetarit.

”Çka të kam bo o vlla”, dëgjohet të thotë i dyshuari, ndërsa zyrtari policor i përgjigjet tutje: ”A e shkele policin majmun?”.

I dyshuari: ”Pse me dol ai në udhe? – m’keni rreh, më keni sha me nanë”.

Më pas polici i thotë “krejt kemi me të mbyt”. Nuk dihet saktësisht se kur ka ndodhur ky rast, dhe as në cilin qytet.

Lidhur me këtë rastzyrtarë nga  Inspektorati Policor i Kosovës pohuan se ka filluar hetimi ndaj policit që u fjalos mbrëmë me motoçiklistin në Prishtinë.

Zëdhënësi i IPK-së, Arben Beka ka thënë se hetimi ka filluar pas publikimit të videove në rrjete sociale.

“IPK-ja ka filluar hetim paraprak sipas detyrës zyrtare, pas publikimit të pamjeve në medie”, ka thënë Beka.

”Çka të kam bo o vlla”-“Zani mos të nihet, krejt kemi me të mbytë”, polici fjaloset me të dyshuarin pas një aksidenti

Ndërkaq paraprakisht është dërguar në mbajtje motoçiklisti që mbrëmë dyshohet se është aksidentuar  me veturën e policisë.

“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë  21.08.2022, 22:29. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë nuk i ishte ndalur zyrtarëve policorë dhe i njëjti me motoçikletë gjatë ikjes është aksidentuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Dërgohet në mbajte motoçiklisti që u përplas mbrëmë me policin në Prishtinë

Gjithashtu lexoni:

Një foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në një qese pranë deponisë së mbeturinave

Aktakuzë ndaj një personi për pesë vepra penale në Shtime

“Paguaje borxhin ti borxhli i keq” – Punëtorët e “Pastrimit” ngritin zërin kundër komunës së Prishtinës (VIDEO)

Minimi i radhës, nesër bllokohet disa orë qarkullimi i trafikut në këtë segment rrugor

Ndalohet në Malishevë vetura që u vodh në Gjermani

Kosova News 22/08/2022 22/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
12° _ 8°
77%
7 km/h
Mon
20 °C
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
20 °C
Fri
20 °C

Lajmet e Fundit

Një foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në një qese pranë deponisë së mbeturinave
12:56 -19/05/2025
Aktakuzë ndaj një personi për pesë vepra penale në Shtime
12:09 -19/05/2025
Basha: Ne po përpiqemi, bllokues janë ata që votojnë kundër
11:44 -19/05/2025
Krasniqi: Kuvendi e Qeveria mund të konstituohen për 24 orë, Kurti ta tërheqë Haxhiun
11:25 -19/05/2025
“Paguaje borxhin ti borxhli i keq” – Punëtorët e “Pastrimit” ngritin zërin kundër komunës së Prishtinës (VIDEO)
11:12 -19/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?