KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistët kontribuues
Lajme

Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistët kontribuues

Kosova News
Kosova News 16:58 -19/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga sot ka hyrë në fuqi zbatimi i vendimit të Gjykatës Supreme, me të cilin është shfuqizuar udhëzimi administrativ që obligonte pensionistët të paraqiteshin çdo gjashtë muaj në Departamentin e Pensioneve për të dëshmuar se janë gjallë. Ky vendim nuk përfshin pensionistët bazikë dhe ata me pension të parakohshëm, të cilët vazhdojnë të kenë obligim paraqitjen çdo gjashtë muaj.

Në Departamentin e Pensioneve, gjatë orëve të pasdites, është njoftuar se ka hyrë në fuqi zbatimi i vendimit të Gjykatës Supreme, i cili ka shfuqizuar pjesë të udhëzimit administrativ që detyronte pensionistët të paraqiteshin çdo gjashtë muaj për të dëshmuar se janë gjallë.

Enver Sopi, pensionist kontributdhënës, po zbriste shkallëve të zyrave të Departamentit të Pensioneve. Duke folur për Radio Kosovën, para se vendimi të hynte në fuqi, ai konfirmoi se po detyroheshin të dëshmonin çdo gjashtë muaj se janë gjallë.

“Në tabelë, te sporteli, shkruan që duhet të lajmërohen çdo gjashtë muaj, duhet të vijnë m’u paraqit. Ende nuk po zbatohet vendimi. Këta i thërrasin personat, ata as që lajmërohen”, tha ai.

Në radhë për të dëshmuar se është gjallë po priste edhe pensionistja kontributdhënëse në arsim, Sevdije Hasani. Ajo tha se kjo mënyrë është një maltretim për ta.

“Ky është një gjest shumë i keq, sepse disa mund të vijnë e disa nuk munden, janë të paaftë, të paralizuar, dhe në atë gjendje detyrohen që të lajmërohen. Nëse vdes, me automatizëm bëhet edhe ç’lajmërim. Prandaj ky është maltretim që u bëhet pensionistëve. Njëherë u aprovua, tani s’u aprovua, prandaj ka edhe shumë njerëz këtu. Shumë keq”, tha Sevdije Hasani.

Se vendimi i Gjykatës Supreme ende nuk po gjen zbatim e konfirmon për Radio Kosovën edhe sekretari i Lidhjes së Pensionistëve, Sherif Kastrati. Ai thotë se shpreson që institucionet përkatëse të bëjnë ndryshime edhe për pensionistët bazikë.

“Janë të obliguara dy kategori të paraqiten për pension: pensioni bazik dhe pensioni i parakohshëm, pasi që Gjykata nuk ka të drejtë të shfuqizojë ligje, por vetëm udhëzimin administrativ. Kjo ka qenë e mundshme vetëm përmes ministrisë, pasi që vetëm ajo është kompetente ta bëjë këtë”, tha Kastrati.

Nga sot, obligimi për paraqitje nuk vlen më për përfituesit e pensioneve kontribuuese, pensioneve parciale dhe pensioneve familjare. Kështu thuhet në një përgjigje elektronike për Radio Kosovën nga Ministria e Financave. Ndërkaq, kategoritë e tjera të pensioneve që nuk përfshihen në këtë grup vazhdojnë të kenë obligim paraqitjen, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në përgjigjen e Ministrisë së Financave theksohet se ministria do ta rishikojë udhëzimin administrativ për të adresuar ndryshimet e nevojshme dhe për ta harmonizuar atë me aktgjykimin e Gjykatës Supreme.

Ndërkohë, edhe Gjykata Supreme, në një përgjigje elektronike për Radio Kosovën, ka theksuar se vendimi u është dorëzuar palëve në procedurë dhe është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. RTK

Gjithashtu lexoni:

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”

Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro

Kosova News 19/01/2026 19/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive
19:42 -23/07/2026
Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite
19:35 -23/07/2026
Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve
19:14 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?