Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se komuna ka marrë vendimin e radhës për rrënimin e objekteve ilegale dhe lirimin e hapësirës publike në zonën e Stacionit të Autobusëve.
Sipas tij, aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synim lirimin e plotë të të gjitha hapësirave publike në territorin e komunës.
Kryetari Peci u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i uzurpojnë hapësirat publike, duke paralajmëruar se të gjithë ata që në mënyrë të kundërligjshme i shfrytëzojnë ose i kanë të uzurpuara pronat komunale, do të përballen me konsekuenca ligjore, ashtu siç parashihet me ligj


