Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka përkujtuar 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, duke nderuar martirët dhe dëshmorët e rënë më 15 janar 1999.
Në reagimin e tij, ai theksoi rëndësinë e kujtimit të përhershëm dhe të angazhimit për drejtësi, duke vënë në dukje se shumë pak kriminelë serbë janë gjykuar për krimet e luftës, ndërsa Serbia nuk e pranon përgjegjësinë për masakrat e kryera.
“Lavdi martirëve dhe dëshmorëve të kombit!”, u shpreh deputeti, duke rikujtuar sakrificën e tyre dhe detyrimin e shoqërisë për të ruajtur të vërtetën historike.


