KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova shënon rritje të turizmit
Ekonomi

Kosova shënon rritje të turizmit

Kosova News
Kosova News 08:25 -22/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti, deklaroi se në Kosovë është shtuar fluksi i turizmit, si vendor ashtu edhe ndërkombëtar, e kjo sipas tij për shkak të promovimit të mirë.

Hoti tha se edhe gjatë sezonit të verës ka interesim për turizëm malor, kryesisht nga ndërkombëtarët dhe bashkatdhetarët.

“Çdo lëvizje nga një vend në një vend tjetër konsiderohet turizëm. Shpenzimi, pra deri diku konsiderohet turizëm, lëvizjet janë ato që e shtyjnë turizmin përpara. Në pandemi dihet që s’kishte lëvizje, me ç’rast s’kishte as turizëm. Po mundohemi ta fusim Kosovën në pako ballkanike të turizmit, çka është diçka pozitive dhe po shkon mirë deri më tash”, deklaroi ai në emisionin e mëngjesit në KTV.

Sipas kreut të Unionit, kjo organizatë është shumë aktive dhe po jep maksimumin për t’iu ofruar qytetarëve mundësi të mira për turizëm. Deri më tani, Hoti tha se kanë prezantuar në tri projekte ndërkombëtare promovuese.

“Në mars të 2023-s do të jetë viti i dytë i organizimit të panairit ‘Kosova 2023’. Krijuam aplikacionin që është i vetmi për turizëm në Kosovë. Ka plot qytetarë që po e instalojnë sepse është pa pagesë dhe tashmë duke e parë nevojën, nënshkruam një marrëveshje me universitetin kanadez, ku nga shtatori do të fillojnë trajnimet për recepsionist e kamerier”, tha Hoti.

Ai theksoi se në ditët e sotme, bizneset po e kanë problem gjetjen e kamerierëve dhe të recepsionistëve profesionistë.

“Është lajm i mirë që ekspertë të fushës do të vinë të bëjnë trajnime në tri nivele. Do të ketë certifikim nga universiteti i Kanadasë, certifikimi është i njohur ndërkombëtarisht. Të gjithë këta që do të trajnohen, do të punësohen. Unioni të gjithë i punëson, çështja e pagës nuk është më 260 apo 280 euro, kështu që po besoj që ka të interesuar”, shtoi Hoti.

Kryetari i Unionit të Turizmit potencoi se bashkatdhetarët kanë lënë mjete të mëdha buxhetore në Kosovë, derisa tha se Kosova ka mjaft vende atraktive që mund të vizitohen.

Gjithashtu lexoni:

Murati: Gjykata Kushtetuese konfirmon obligimin e deputetëve për të marrë pjesë në votim

Sot tentimi i 40-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Gjendet 13 vjeçarja që ishte zhdukur, Ambasada në Gjermani njofton se e njëjta është kthyer në shtëpi shëndosh e mirë

AUV ndalon importin e gjedheve dhe lëkurës së tyre nga Italia pas shpërthimit të sëmundjes LSD

Kosova News 22/08/2022 22/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Ambasada amerikane bën përgatitjet për festimin e 249-vjetorit të Pavarësisë
14:20 -01/07/2025
AAK-ja konfirmon pjesëmarrjen në takimin me Osmanin
14:02 -01/07/2025
Murati: Gjykata Kushtetuese konfirmon obligimin e deputetëve për të marrë pjesë në votim
13:42 -01/07/2025
Me iniciativë të presidentes Osmani dhe me mbështetjen e Katarit, invalidët e luftës do të pajisen me proteza ortopedike të avancuara
13:22 -01/07/2025
Familjarët e Zana Gjevukajt të pakënaqur me dënimin ndaj policit, paralajmërojnë ankesë
13:03 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?