KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Do të marrim 50 milionë fuçi naftë nga Karakasi”, Trump: Të ardhurat do të përdoren në dobi të SHBA-së dhe Venezuelës
Botë

“Do të marrim 50 milionë fuçi naftë nga Karakasi”, Trump: Të ardhurat do të përdoren në dobi të SHBA-së dhe Venezuelës

Kosova News
Kosova News 14:54 -07/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Venezuela do t’i dorëzojë Shteteve të Bashkuara 50 milionë fuçi naftë, me vlerë rreth 2.8 miliardë dollarë, pas operacionit ushtarak për arrestimin e presidentit Nicolás Maduro.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, tha se nafta do të shitet sipas çmimit të tregut dhe se ai do të kontrollojë të ardhurat financiare, të cilat – siç theksoi – do të përdoren në përfitim të popullit të Venezuelës dhe të SHBA-së, shkruan A2 CNN.

Komentet e Trump vijnë pasi ai deklaroi se industria amerikane e naftës do të “ringrihej dhe do të funksiononte” në Venezuelë brenda 18 muajsh dhe se priten investime të mëdha në vend.

“Kam kënaqësinë të njoftoj se Autoritetet e Përkohshme në Venezuelë do t’i dorëzojnë Shteteve të Bashkuara të Amerikës midis 30 dhe 50 MILIONË fuçi naftë të sanksionuar me cilësi të lartë. Kjo naftë do të shitet me çmimin e tregut dhe këto para do të kontrollohen nga unë, si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të siguruar që të përdoren në dobi të popullit të Venezuelës dhe të SHBA-së. I kam kërkuar Sekretarit të Energjisë, Chris Wright, ta zbatojë këtë plan menjëherë,” shkroi Trump.

Analistët kanë thënë më herët se do të duheshin dhjetëra miliarda dollarë dhe ndoshta një dekadë për të rikthyer prodhimin e dikurshëm të Venezuelës.

Zhvillimet vijnë një ditë pasi Delcy Rodríguez, ish-zëvendësja e Maduros, u betua si presidente e përkohshme. Ndërkohë, 63-vjeçari po gjykohet në Shtetet e Bashkuara nën akuza për narkotrafik dhe zotërim të armëve shkatërruese.

Sipas burimeve, përfaqësues të kompanive të mëdha amerikane të naftës do të takohen këtë javë me zyrtarë të administratës Trump. Megjithatë, ekspertët mbeten skeptikë nëse planet e presidentit Trump do të kenë një ndikim të madh në furnizimet globale dhe, rrjedhimisht, në çmimin e naftës.

Sipas tyre, kompanitë do të kërkojnë garanci që një qeveri e qëndrueshme të vijë në detyrë dhe, edhe nëse investojnë, do të duhen vite që projektet të gjenerojnë të ardhura.

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 07/01/2026 07/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Spanjë – Belgjikë, formacionet zyrtare
20:36 -10/07/2026
Obiliqi subvencionon transportin publik nga e hëna
20:21 -10/07/2026
Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë
19:45 -10/07/2026
Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin
18:41 -10/07/2026
Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin
18:38 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?