KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Maduro deklarohet i pafajshëm para gjykatës
Botë

Maduro deklarohet i pafajshëm para gjykatës

Kosova News
Kosova News 20:04 -05/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave për narko-terrorizëm, pasi autoritetet amerikane e arrestuan në Karakas dhe e transferuan në Shtetet e Bashkuara.

Maduro, 63 vjeç, u paraqit para Gjykatës Federale në Nju Jork, ku u përball me katër akuza penale të rënda, përfshirë narko-terrorizëm, import të kokainës në SHBA si dhe posedim të armëve automatike dhe mjeteve shkatërruese.

“Jam i pafajshëm. Nuk kam kryer asnjë krim. Jam një njeri i ndershëm dhe vazhdoj të jem president i vendit tim”, deklaroi Maduro përmes përkthyesit, përpara se të ndërpritej nga gjykatësi Alvin Hellerstein, raporotojnë mediat ndërkombëtare.

Edhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, u deklarua e pafajshme. Seanca e radhës gjyqësore është caktuar për datën 17 mars.

Sipas prokurorisë amerikane, Maduro ka drejtuar për vite me radhë një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës, i cili ka bashkëpunuar me organizata kriminale dhe grupe të armatosura si karteli Sinaloa dhe Zetas në Meksikë, rebelët e FARC-ut në Kolumbi si dhe bandën venezuelase Tren de Aragua.

Maduro i ka mohuar vazhdimisht këto akuza, duke i cilësuar ato si një justifikim për, sipas tij, ambiciet “imperialiste” të SHBA-së ndaj rezervave të pasura të naftës së Venezuelës.

Të shtunën, forcat speciale amerikane arrestuan Maduron dhe bashkëshorten e tij në Karakas dhe i nxorën nga vendi. Të hënën në mëngjes, çifti u transferua nga një qendër paraburgimi në Bruklin drejt gjykatës federale nën masa të rrepta sigurie.

Gjatë seancës, e cila nisi në orën 12:02 sipas kohës lokale, u lexua aktakuza ndërsa Maduro, i veshur me uniformë burgu, e ndoqi përmes kufjeve me përkthim në spanjisht. Gjykatësi e informoi çiftin për të drejtën e njoftimit të Konsullatës së Venezuelës.

Prokurorët pohojnë se përfshirja e Maduros në trafik droge daton që nga viti 2000, kur ai ishte pjesë e Asamblesë Kombëtare, duke vazhduar gjatë mandatit si ministër i Jashtëm dhe më pas si president pas vitit 2013, kur pasoi Hugo Chávezin.

Aktakuza e parë kundër tij u ngrit në vitin 2020, ndërsa versioni i përditësuar, i publikuar së fundmi, përfshin prova dhe të pandehur të rinj, mes tyre edhe Cilia Flores.

Shtetet e Bashkuara nuk e njohin Maduron si president legjitim që prej zgjedhjeve të vitit 2018, të cilat u shoqëruan me akuza për manipulime të rënda.

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 05/01/2026 05/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Spanjë – Belgjikë, formacionet zyrtare
20:36 -10/07/2026
Obiliqi subvencionon transportin publik nga e hëna
20:21 -10/07/2026
Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë
19:45 -10/07/2026
Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin
18:41 -10/07/2026
Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin
18:38 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?