Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Gjakovë, si pasojë e një konflikti mes dy personave që dyshohet se kanë nxjerrë armët. Nga incidenti është plagosur një vajzë e mitur, 9-vjeçare, e cila ishte kalimtare e rastit.
Sipas informacioneve, e mitura fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës dhe më pas është transportuar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Rasti është konfirmuar nga drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, i cili ka bërë të ditur se deri tani nuk ka persona të arrestuar, ndonëse të dyshuarit janë të njohur për policinë. Ai shtoi se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.



