Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka hedhur votën e saj në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë.
Ajo inkurajoi qytetarët që të dalin dhe të votojnë.
“Unë votova dhe përmbusha obligimin tim qytetar. Ju inkurajoj të shfrytëzoni të drejtën tuaj, pasi çdo votë ka rëndësi”, deklaroi ajo.



