Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje mes dy veturave në fshatin Hodonc të Kamenicës.
Në raportin e policisë thuhet se nga të lënduarit janë dy gra dhe katër burra.
Pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Gjilanit vetëm njëra nga të lënduarat është ndal për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa të tjerët janë liruar dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.