KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aleksandër Lumezi propozohet për zv.kryeprokuror shteti
PolitikëSiguri

Aleksandër Lumezi propozohet për zv.kryeprokuror shteti

Kosova News
Kosova News 13:25 -26/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka caktuar takimin e radhës për 29 dhjetor 2025, ku pikë e rendit të ditës është edhe përzgjedhja e zëvendëskryeprokurorit të Shtetit. Sipas letrës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Agron Qalaj, për këtë pozitë e ka propozuar Aleksandër Lumezin.

Sipas agjendës së takimit të KPK-së të siguruar nga “Betimi për Drejtësi“, në pikën e shtatë të rendit të ditës është “Propozimi i u.d. i kryeprokurorit të shtetit për zgjedhjen e zëvendëskryeprokurorit të kësaj zyre”.
Ndërkaq, në letrën që Qalaj ia ka drejtuar KPK-së më 24 dhjetor, propozon Lumezin për këtë pozitë.

“ … me qëllim që të garantohet vazhdimësia institucionale, ushtrimi i plotë i kompetencave dhe përmbushja e të gjitha detyrave dhe përgjegjësive në përputhje me legjislacionin në fuqi, propozoj caktimin e prokurorit të zyrës së kryeprokurorit të shtetit, z.Aleksandër Lumezi, në pozitën e Zv.kyreprokurorit të shtetit”, thuhet në këtë shkresë.

Kujtojmë se Agron Qalaj është caktuar nga KPK-ja në pozitën e u.d. i kryeprokurorit të shtetit në mbledhjen e 22 dhjetorit, pas miratimit të kërkesës së Besim Kelmendit për dorëheqje nga kjo pozitë.
Kush është Aleksandër Lumezi:

Lumezi kishte ushtruar pozitën e kyreprokurorit të shtetit nga qershori vitit 2015 deri në prill të 2022-s.
Shkrimet e Institutit të Kosovës për Drejtësi rreth Lumezit:

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në nëntor 2017 kishte publikuar analizën me titull: “Dosja e manipuluar e kryeprokurorit të shtetit, Aleksander Lumezit”, e cila analizë kishte trajtuar rastin e ngritur në publik rreth dyshimeve për provim të falsifikuar të jurisprudencës nga Lumezi.

Më tutje, IKD-ja kishte publikuar shkrimin tjetër të titulluar “Hetimet parapenale dhe vendimi i kundërligjshëm i prokurorit Kujtim Munishi për dosjen e shefit të tij, Aleksandër Lumezi”, ku është sqaruar se si trajtimi i dyshimeve për provim të falsifikuar të jurisprudencës nga kyreprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi ishte bërë në kundërshtim me Kodin e procedurës penale.

Gjithashtu, IKD-ja për këtë situatë përmes reagimit kishte kërkuar hetime të pavarura për dyshimet lidhur me dosjen e manipuluar të Aleksandër Lumezit mbi dhënien e provimit të jurisprudencës përmes krijimit të një ekipi të prokurorëve të EULEX-it me prokurorë amerikanë, britanikë dhe gjermanë

Po ashtu, IKD-ja përmes raportit me titull: “Anëtarë të KGJK-së dhe KPK-së vazhdojnë të marrin shtesa e të avancohen në kundërshtim me ligjin” e në të cilin ndër të tjera ishte theksuar se si Lumezi kishte avancuar në zyrën e kryeprokurorit të shtetit edhe prokurori Bahri Hyseni, vetëm disa javë pasi të njëjtit i kishte skaduar mandati si kryesues në KPK.

Përmes analizës tjetër që IKD-ja kishte publikuar me titull: “Drejtësia me spektakle arrestimesh po cenon sigurinë juridike të qytetarëve dhe po dëshmon kapjen e sistemit të drejtësisë”, ishte theksuar se si kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherit ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në shumë raste kishte mbrojtur dhe përkrahur kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi, nën dijeninë e të cilit është kryer edhe arrestimi i kryetarit të Komunës së Istogut.

Po ashtu, organizatat e shoqërisë civile kishin reaguar në përkrahje të protestës!: Shkarkim kryeprokurorit, veting gjyqësorit” përmes të cilit pas dorëheqjes së ish-prokurorit special, Elez Blakaj kishin kërkuar më pas dorëheqjen e Lumezit nga pozita e kryeprokurorit të shtetit.

Gjithashtu lexoni:

Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit

Demokratët evropianë dënojnë deklaratën e Paunoviqit: Serbia nuk mund të ecë drejt BE-së me retorikën e Millosheviqit

Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

Kosova News 26/12/2025 26/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?