Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar vizita në Klinë në mëngjesin e festës së Krishtlindjes, ku ka uruar besimtarët e krishterë për këtë ditë të shenjtë.
Kurti bëri të ditur se së bashku me bashkëpunëtorët e tij ka vizituar familjet Dedaj, Prenaj dhe Kola, si dhe priftin Don Jeton, duke iu uruar begati, paqe dhe mirësi me rastin e Krishtlindjes.
Ai theksoi rëndësinë e bashkëjetesës, respektit dhe harmonisë ndërfetare në Kosovë, duke uruar që kjo festë të sjellë gëzim dhe mirëqenie për të gjithë besimtarët e krishterë.


