Nënkryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Glauk Konjufca, së bashku me kandidatët për deputet, ka zhvilluar një takim me mërgimtarët në Kaçanik, të cilët kanë ardhur nga diaspora për të dhënë mbështetjen e tyre për këtë subjekt politik.
Konjufca theksoi se mërgata ka qenë gjithmonë një shtyllë e rëndësishme e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke mos u tërhequr asnjëherë nga përkrahja e saj. Ai u shpreh se kjo mbështetje do të vlerësohet me përkushtim të vazhdueshëm ndaj interesave të qytetarëve, brenda dhe jashtë vendit.
“Edhe ne nuk do të lëshojmë pe për ta”, ka deklaruar Konjufca, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit dhe angazhimit të përbashkët në prag të procesit zgjedhor.
Ai shtoi se vetëm edhe tri ditë e ndajnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! nga, siç u shpreh ai, “festa dhe fitorja e madhe”, duke ftuar qytetarët që të vazhdojnë mbështetjen masive në ditët vendimtare që po afrohen.


