Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se me fillimin e reshjeve të borës janë aktivizuar operatorët e mirëmbajtjes për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve, duke u vënë në gjendje gatishmërie në të gjithë vendin.
Durmishi ka theksuar se institucionet janë të përgatitura që të gjitha rrugët të mbeten të kalueshme gjatë sezonit dimëror, falë masave të ndërmarra me kohë nga Ministria e Infrastrukturës.
Ai ka apeluar gjithashtu për kujdes të shtuar në komunikacion, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’u përshtaten kushteve të motit dhe të respektojnë rregullat e sigurisë rrugore.


