KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti për ndarjen nga jeta të Shemit: Disa zëra nuk mbarojnë me një lajm, ata vazhdojnë sa herë që një këngë ngrihet si flamur në zemër
Lajme

Kurti për ndarjen nga jeta të Shemit: Disa zëra nuk mbarojnë me një lajm, ata vazhdojnë sa herë që një këngë ngrihet si flamur në zemër

Kosova News
Kosova News 19:53 -22/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka ndërruar jetë sot Shemsi Krasniqi – Shemi, një nga zërat më të njohur dhe më përfaqësues të muzikës shqiptare. Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi, ku ka vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm artistik dhe shpirtëror të këngëtarit.

Si vokalist i grupit legjendar “Ilirët”, Shemi i dha fytyrë një etape të rëndësishme të muzikës shqiptare, duke hyrë në shtëpitë e shqiptarëve kudo pa trokitur dhe duke krijuar ndjenjën e bashkësisë edhe në kohë ndarjesh e largësish. Me interpretimin e tij, kënga u kthye në kujtesë kolektive, ndërsa kujtesa në këngë.

Veçanërisht kënga “Xhamadani vija-vija” mbetet një nga simbolet më të fuqishme të identitetit dhe bashkimit kombëtar, e kënduar dhe e dëgjuar ndër breza si shenjë përkatësie për shqiptarët kudo që ndodhen.

“Ka zëra që nuk janë vetëm art, por janë gjuhë e përbashkët emocioni shpirtëror”, ka theksuar Kurti, duke shtuar se humbja e një artisti të tillë është një pikëllim mbarëkombëtar.

Ngushëllime u janë shprehur familjes së Shemsi Krasniqit, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë publikut që e deshi dhe e vlerësoi veprën e tij. Kujtimi dhe mirënjohja për kontributin e tij do të mbeten gjallë sa herë që këngët e tij do të dëgjohen e do të këndohen.

Shemsi Krasniqi – Shemi do të kujtohet si “xhamadani i këngës dhe i shpirtit”, një zë që nuk mbaron me një lajm, por jeton përherë në zemrat e publikut.

U prehtë në paqe. I lehtë i qoftë dheu.

Gjithashtu lexoni:

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”

Kosova News 22/12/2025 22/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?