KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Militantët serbë po luftojnë për Putinin dhe po përgatiten për një luftë të re ballkanike
Rajon

Militantët serbë po luftojnë për Putinin dhe po përgatiten për një luftë të re ballkanike

Kosova News
Kosova News 09:37 -15/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një gjeneratë e re e nacionalistëve serbë po përgatitet për një luftë në Bosnjë, zbulon “The Telegraph”. 

Qindra militantë kanë udhëtuar për në Ukrainë për të luftuar përkrah trupave ruse me besimin se “Nënë Rusia” do t’i shpërblejë duke i ndihmuar të rimarrin territoret e humbura, si Kosovën. 

Nacionalistët, përfshirë veteranë nga Lufta e Bosnjës, po i përdorin medicat sociale për t’i inkurajuar të rinjtë serbë që t’u bashkohen atyre në Rusi. Disa ofrojnë deri 23 mijë funte për ata që të regjistrohen dhe të luftojnë në Ukrainë. 

Ka drojë se sapo të kthehen në shtëpi në Bosnjë, ata do të nxisin një konflikt paramilitar, 30 vjet pas përfundimit të luftës në Bosnjë. 

Dario Ristiq ishte një rast i tillë. Nacionalist serb, duke çaluar në një këmbë protezë dhe duke mbajtur provë për shtetësinë e tij të sapo fituar, u kthye në Bosnjë. Ai ishte plagosur ndërsa luftonte në Ukrainë me njësitin rus të njohur si “Arinjtë nga Permi”
.
Ndërsa ndodhej në Ukrainë, Ristiq njihen me nofkën inkonike të luftës “i shpejti” dhe për kryerjen e sulmeve me snajper dhe me dron në qytete si Avdiivka. 
Ai i përsosi aftësitë e tij të rrjeteve sociale në faqe si TikTok dhe një rrjet social rus Vkontakte, duke siguruar mbështetje nga të rinjtë serbë të pakënaqur politikisht në vendlindje, duke iu dhënë shkëlqim luftimeve në vijën e frontit e duke përhapur mesazhe nacionaliste. 

Njësia e tij ruse madje i dërgoi një kartolinë për ditëlindje Ratko Mlladiqit, kriminelit të luftës që po merr kujdes paliativ në Hagë, ku u dënua me burgim të përjetshëm për mizoritë e kryera ndaj boshnjakëve myslimanë. 

Në një video të postuar në Telegram, Ristiq, pozoi pranë një bashkëkombasi serb i cili e informoi audiencën e tij në vendlindje: “Sapo të mbarojmë me këta fashistë të NATO-s këtu, do të kthehemi për të rifituar atë që është e jona. Lavdi Zotit, lavdi ‘Nënës Rusi’ – drejt fitores”. 

Me t’u kthyer në vendlindje, Ristiq u arrestua në Aeroportin e Sarajevës, për bashkimin e një njësie paraushtarake të huaj, por që atëherë është liruar nga burgu dhe është vendosur në arrest shtëpiak në pritje të përfundimit të gjyqit ndaj tij. 

I kontaktuar nga “The Telegraph” në shtëpinë e tij në Modrica, ai tha nga pragu i derës: “Do të doja të flisja me ju. Por, ligji më ndalon të flas me ju, por ndoshta në të ardhmen”. 

Edhe tash larg frontit, ai ende konsiderohet një rrezik i madh për rekrutim pasi ka mbi 10 mijë përcjellës në internet. 

Dhe atij i bashkohen në internet nacionalistë të tjerë që po përpiqen ta përhapin mesazhyin e tyre. Kryesisht është një grup veteranësh nacionalistë që luftuan në Bosnjë, të cilët vazhdojnë të ngulisin ideologji përçarëse tek të rinjtë. 

“Është një mësim i zakonisht mes këtyre ekstremistëve se ‘Nënë Rusia’ një ditë do t’ua shlyejë borxhin e tyre me gjak duke i ndihmuar në rivendosjen e Serbisë së Madhe”, tha Sreçko Latal, një analist politik në rajon. “Numri i tyre është i vogël, por ata ndihmojnë në tërheqjen e të rinjve të pakënaqur serbë që mund të jenë të prekshëm nga mesazhet nacionaliste. Ashtu si IRA në Irlandën e Veriut, nuk keni nevojë për shumë individë të armatosur për ta kërcënuar ekuilibrin e paqes”.

Një tjetër person që po ka ndikim mbi të rinjtë është Davor Saviçiq, i njohur si “ujku” nga ndjekësit e tij në internet. 

Gjatë luftërave në ish-Jugosllavi në vitet ’90, ai luftoi në njësitin paramilitar të njohur si “Tigrat e Arkanit”, që është përgjegjës për shumë mizori të kryera kundër civilëve. Kur Rusia hyri në luftë, Saviçiq nxitoi t’i bashkohej. Ai ka luftuar në Krime dhe Siri dhe ishte pjesë e Grupit Wagner, tani të shpërbërë. 

Pasi u trajtua së fundi për një plagë të marrë nga shrapneli të shkaktuar nga forcat ukrainase, raportet mjekësore të rrjedhura zbuluan se ai ishte gjithashtu kolonel në GRU e frikshme, e njëjta njësi e inteligjencës ruse përgjegjëse për sulmin me Novichok të kryer në Britani në vitin 2018 ndaj Sergei Skripalit. 

Nën drejtimin e tij, GRU ka krijuar një sërë kompanish fasadë në sektorë të tillë si ndërtimtari, me qëllim që t’i ndihmojë serbët dhe vullnetarët e tjerë ta shmangin zbulimin nga autoritetet e tyre, duke lëshuar leje pune dhe duke rregulluar itinerare udhëtimi përmes vendeve të treta. 

“Ne infiltruam disa nga shërbimet e tyre të mesazheve duke u paraqitur si vullnetarë”, thotë Nino Bilajac, gazetar hulumtues nga Sarajeva. “Paratë e ofruara janë rritur, pasi humbjet në fushëbetejë e bëjnë Rusinë më të dëshpëruar për luftëtarë të rinj, dhe kohët e fundit më është ofruar një pagesë avans rreth 23 mijë funte, dhe një pagë mujore gati 2500 funte”. 

Për  të rinjtë e rritur në familje nacionaliste dhe që jetojnë në qytete si Modrica me papunësi të madhe dhe paga ekuivalente rreth 500 funte, joshja është shumë e qartë. Ligjet si në Serbi ashtu edhe në Bosnjë e ndalojnë luftën për një shtet të huaj, dhe dënimet mund të shkojnë deri në 5 vjet burgim, por zbatimi i tyre është i rrallë. 

Kur u kontaktua nëpërmjet rrjeteve sociale nga “The Telegraph”, Zheljko Tomiq, një shok i Ristiqit, i cili ende gjendet në vijën e frontit në Ukrainë, tha se do të jepte intervistë vetëm për një tarifë prej 100 mijë funte.
Në Modrica, ku punëdhënësi më i madh është një rafineri nafte në pronësi ruse që po përballet tash me vështirësi për shkak të sanksioneve, një banor vendas që e njihte Ristiqin tha se ai ishte mburrur me pensionin e tij invalidor që merr nga Moska si veteran lufte dhe po planifikonte t’i përdorte një pjesë të parave për të hapur një qendër trajnimi dhe punishte për riparim të dronëve, duke përdorur njohuritë e tij të fituara në front. 

Megjithatë, kthimi i Ristiqit në jetën civile do t’u japë pak ngushëllim pakicës boshnjake myslimane në qytetin Modrica. Jo shumë larg shtëpisë së tij, gjendet një xhami që është rindërtuar pasi ishte shkatërruar gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë. 

Edib Ziliq, që gjendet pranë xhamisë, tregon për shumë nga mizoritë që kishte përjetuar si fëmijë. 
“Isha vetëm 10 vjeç kur tanket hynë dhe baba im u zvarrit me forcë, dhe vëllai im gati sa nuk u vra kur shtëpia e fqinjit tonët u shkatërrua”, tha Ziliq 43-vjeçra, duke treguar me gisht në një zonë banimi përballë xhamisë. “Në disa vende, viktimat ende duhet të takohen me autorët e krimit, dhe madje edhe sot, pavarësisht të gjitha miqësive të rivendosura, ende ekziston një pakicë ekstremistësh që duan të na frikësojnë dhe duan të na kthejnë në ato kohë të liga, por ne refuzojmë të jetojmë me frikë”. 

Shqetësuese, duke se ka shenja të bashkëfajësisë së shtetit. 

Milorad Dodik, ish-president i entitetit Republika Srpska, i cili ende ushtron pushtet efektiv, u fotografua me “ujkun” Davor Saviçiq, përpara një takimi me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë në fillim të këtij viti. 

Ekziston gjithashtu frikë se stërvitjet paraushtarake në këtë zonë të mbështetur nga Rusia mund të ndikojnë në sigurinë edhe të Britanisë. Ashtu si ishte Gjermania Lindore e dikurshme një vend stërvitje për IRA-n dhe Fraksionin e Ushtrisë së Kuqe, ka frikë se Republika Srpska mund ta ndjekë një rrugë të ngjashme.

Deklaratat e dëshmitarëve nga një gjyq së fundi kundër sabotuesve në M1oldavi kanë zbuluar se është përdorur së fundi si një bazë stërvitjeve për luftën hibride të mbështetur nga Rusia kundër Perëndimit

Trajnimi përfshinte metoda për t’i shndërruar protestat paqësore në trazira të dhunshme, dhe trajnim për të përdorur dronë – si me eksplozivë ashtu edhe pa eksplozivë – për të prishur infrastrukturën civile dhe ushtarake. Të njëjtat metoda janë përdorur tashmë në aeroporte dhe vende të ndjeshme në Mbretërinë të Bashkuar dhe në të gjithë Evropën, disa prej të cilave përfshinin sabotues moldavë ndoshta të trajnuar në Republika Srpska. 

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit

Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Kosova News 15/12/2025 15/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive
19:42 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?