KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sot protestohet në Shkup, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Siguri

Sot protestohet në Shkup, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Kosova News
Kosova News 08:51 -13/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot në orën 13:00 në Shkup do të mbahet protesta e radhës në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njofton se protesta e paralajmëruar më 13 dhjetor në Shkup është protestë paqësore, qytetare dhe gjithëpërfshirëse.

Në reagimin e tyre thuhet se deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në lidhje me ‘shtabin e krizës’, po krijojnë tensione të panevojshme.

“Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së njoftojnë opinionin publik se protesta e paralajmëruar më 13 dhjetor në Shkup është protestë paqësore, qytetare dhe gjithëpërfshirëse, e organizuar në mbrojtje të dinjitetit tonë dhe në kundërshtim të padrejtësive në Hagë. Deklaratat e Kryeministrit Mickoski për formimin e një “shtabi krize” vetëm sa krijojnë tension të panevojshëm dhe përpiqen ta paraqesin një tubim demokratik si rrezik”, thuhet në deklaratën e OVL-UÇK-së.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickovski deklaroi dje se Qeveria në Shkup nuk e mbështet protestën e së shtunës në sheshin Skënderbeu, të organizuar nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së. Ai njoftoi se shteti do të angazhohet që gjithçka të kalojë në qetësi dhe të mos ketë provokime e incidente.

Tutje, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka siguruar qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit se protesta është e qetë, nuk ka prapavijë partiake dhe asnjë arsye për dramatizim.

Por kjo organizatë ka bërë të qartë se nuk mban përgjegjësi për lëvizjen e qytetarëve drejt Maqedonisë së Veriut, për shkak se nuk ka marrë garanci zyrtare nga institucionet.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmen Syla, tha se protesta pritet të jetë masive dhe gjithëkombëtare, por theksoi se secili pjesëmarrës udhëton me vullnet të plotë personal, pasi mungojnë garancitë për qarkullim të lirë në kufi.

Kjo protestë mbahet pas asaj në Prishtinë, Hagë, Tiranë e Strasburg. Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë, akuza për të cilat të katër ish-zyrtarët e lartë janë deklaruar të pafajshëm. 

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit

Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Kosova News 13/12/2025 13/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?