KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ekskluzive: Prokuroria i ngre aktakuzë për falsifikim të dokumenteve zyrtare Nexhat Fazliut, teksa “gazetari” Mehmetaj tentoi ta  manipulojë opinionin publik duke e shpallur “hero”
Siguri

Ekskluzive: Prokuroria i ngre aktakuzë për falsifikim të dokumenteve zyrtare Nexhat Fazliut, teksa “gazetari” Mehmetaj tentoi ta  manipulojë opinionin publik duke e shpallur “hero”

Jeton Sopa
Jeton Sopa 16:46 -12/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Me 29 korrik 2022 pas orarit të punës (16:00) Nexhat Fazliu, Udhëheqës i Divizionit të Koordinimit në Rajonin e Mitrovicës pranë Inspektoratit të Punës, kishte zbarkuar për një inspektim të befasishëm në punishten e kompanisë ndërtimore “Haxha Com Sh.p.k.” e cila ndodhet në Mitrovicën Jugore pranë magjistrales Mitrovicë-Prishtinë.
Sipas burimeve të KosovaNews në vendin e ngjarjes Nexhat Fazliu ishte i shoqëruar edhe më një person tjetër, ndërsa para kryepunëtorit të kompanisë “Haxha Com”, Bedri Shabani ishin paraqitur si inspektor të punës dhe kishin kërkuar të gjithë dokumentacionin për punëtorët që ishin duke punuar në atë  moment në punishte.

Të gjitha këto veprime Nexhat Fazliu, si Udhëheqës i Divizionit të Koordinimit në Rajonin e Mitrovicës pranë Inspektoratit të Punës i kishte bërë në mënyrë krejtësisht të jashtëligjshme duke qenë se ai në pozitën që kishte nuk kishte të drejtë të kryente punën e inspektorit dhe për më tepër me vete kishte një person që nuk ishte fare pjesë e inspektoratit të punës dhe ishte jashtë orarit të punës.
Mirëpo skandali nuk përfundon këtu; i vetëdijshëm se nuk kishte të drejtë të kryente detyrën e inspektorit, Nexhat Fazliu në raportin zyrtar të  inspektoratit ka vendosur nënshkrimin e inspektores Laura Mustafa e cila ishte vartëse e tij,  e që  dyshohet ta ketë falsifikuar duke qenë se  ajo atë ditë nuk kishte qenë fare në vendin e ngjarjes.
KosovaNews ka siguruar raportin zyrtar të në të cilën figuron nënshkrimi i inspektores Laura Mustafa. Sipas të dhënave të raportit, inspektrati kishte gjetur shumë shkelje nga kompania “Haxha Com” ku nuk ishin paraqitur kontratat e punëtorëve, hyrje daljet, pushimet vjetore etj.

Raporti i inspektimit ku figuron nënshkrimi i inspektores Laura Mustafa i cili dyshohet të jetë i falsifikuar nga Nexhat Fazliu.

Inspektorati i punës i kishte dhënë dy javë kohë kompanisë që t’i sillte në inspektorat të gjithë dokumentacionin përkatës për procedura të mëtutjeshme e nëse nuk plotësohen kërkesat sipas ligjit të inspektoratit mund të kishte dënime të rënda për kompaninë.

Dyshime për shantazh ndaj kompanive nga Udhëheqës i Divizionit të Koordinimit në Rajonin e Mitrovicës Nexhat Fazliu

Pronari i kompanisë “Haxha Com”, Haxhi Zejnullahu kishte dyshuar se ishte duke u shantazhuar dhe si palë e dëmtuar me datë 29.08.2022, kishte  paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Mintrovicë kundër të dyshuarit Nexhat Fazliu.

- Reklamë -

Gjithashtu për këtë rast ishte aktivizuar edhe Policia e Kosovës dhe me datë 30.08.2022,Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK – Mitrovicë) ka ngritur kallëzim penal të dytë kundër Fazliut, për veprat penale të parashikuara në nenin 391 dhe 414 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë heziton ta hetoj rastin e më pas disa herë mbyllë kundërligjshm hetimet duke mos ngritur  aktakuzë ndaj Nexhat Fazliut.

1.

Por për çudi, përkundër ekzistimit të dy kallëzimeve penale me prova të pakontestueshme , për gati një vit Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda nuk kishte filluar hetimet ndaj Nexhat Faliut, çka bie ndesh me dispozitat ligjore të Kodit të Procedurës Penale.

Pala e dëmtuar kishte bërë ankesë me datën 17 mars 2023, në Prokurorinë e Apelit në Prishtinë dhe me aktvendim të datës 27 mars 2023, kishte  aprovuar ankesën duke  urdhëruar Prokurorinë Themelore në Mitrovicë fillimin e hetimeve ndaj Nexhat Fazliut.

2.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, me datë 08 qershor 2023, kishte filluar hetimet, ku kishte marrë në pyetje të pandehurin Nexhat Fazliu, si dhe dëshmitarët: Murat Vokshi, Bedri Shabani, Sabri Shabani, Laura Mustafa dhe palën e dëmtuar Haxhi Zejnullahu.

Rasti ishte zvarritur qëllimisht nga prokuroria për gati një vit dhe me datë 20 shkurt 2024, Prokuroria Themelore në Mitrovicë përkundër provave dhe dëshmive të pakontestueshme ka nxjerrë aktvendim për pushimin e hetimeve.

Pala e dëmtuar përsëri kishte bërë ankesë në Prokurorinë e Apelit në Prishtinë   dhe me datë 07 mars 2024, Prokuroria e Apelit kishte anuluar aktvendimin për pushimin e hetimeve duke urdhëruar Prokurorinë Themelore në Mitrovicë ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme hetimore, përkatësisht ngritjen e aktakuzës ndaj Nexhat Fazliut.

3.

Përsëri Prokuroria Themelore në Mitrovicë qëllimisht kishte zvarritur vendimin për gati një vit dhe me datë 10 shkurt 2025, ka marrë aktvendim për rastin PP.I.nr.339/22, për pushimin e hetimeve ndaj të pandehurit Nexhat Fazliu për veprën penale nga neni 414 par.1 të KPRK-së, ndërsa për veprën penale nga neni 391 par.1 pika 1.1 të KPRK-së, hetimet kanë vazhduar.

Odisejada vazhdon përsëri, ku kundër këtij aktvendimi, përfaqësuesi ligjor i palës së dëmtuar “Haxha Com Sh.p.k.”, më datë 21 shkurt 2025, ka parashtruar ankesë në Prokurorinë e Apelit në Prishtinë. Prokuroria e Apelit, pas shqyrtimit të ankesës, ka marrë aktvendim duke e aprovuar si të bazuar dhe ka urdhëruar vazhdimin e procedurës penale ndaj të pandehurit.

4.

Dhe, më në fund për herën e 4-të Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me datë 18 mars 2025, “me qykë të zorit” ka ngritur aktakuzë ndaj Nexhat Fazliut për dy vepra penale:

Pika I: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar – neni 414 par.1 KPRK;

Pika II: Falsifikim i dokumenteve – neni 391 par.1 pika 1.1 KPRK
 KosovaNews për këtë rast ka dërguar pyetje në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë ku zëdhënisi i saj Valon Preteni ka konfirmuar ngritjen e aktakuzës ndaj Nexhat Fazliut.

“Njoftoheni se për personin N.F., në një rast është ngritur aktakuzë për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe “Rastet e veçanta të falsifikimit të dokumenteve” nga neni 391 par.1 pika 1.1 të KPRK-së.

Me aktvendim të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, është hedhur aktakuza për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar“ nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së, me arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur një dyshim të bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet në aktakuzë.

Njoftoheni se lidhur me këtë aktvendim të gjykatës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka parashtruar ankesë brenda afatit ligjor. Ndërsa për veprën penale “Rastet e veçanta të falsifikimit të dokumenteve“ nga neni 391 par.1 pika 1.1 të KPKR-së vazhdon procedura.” thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Por Gjykata Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, me aktvendim PKR.nr.14/2025, datë 16.09.2025, ka hedhur poshtë pikën I (Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar) të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë  , me arsyetimin se “nuk ka prova të mjaftueshme për dyshim të bazuar mirë”.
Mirëpo vendimin e  Gjykatës Themelore në Mitrovicë e kanë atakuar dy palët në Gjykatën e Apelit në Prishtinë  pra edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë edhe pala e dëmtuar në këtë rast kompania “Haxha Com” dhe rasti është duke vazhduar.

Por përderisa po zhvillohej kjo betejë në mes tri palëve në Mitrovicë, një betejë tjetër po zhvillohej në Inspektoratin e Punës në Prishtinë e ku në qendër të saj ishte përsëri Nexhat Fazliu.  

ish-Kryeinspektori i Punës Hekuran Nikçi kishte marrë informacione për të gjitha të bëmat e Nexhat Fazliut dhe pasi që e kishte konfirmuar nga organet e drejtësisë se Fazliu ishte duke u hetuar , sipas procedurës administrative, me 13 nëntor 2024 e kishte suspenduar nga puna Nexhat Fazliun.

Tashmë i akuzuari nga prokuroria për falsifikim të dokumenteve zyrtare Nexhat Fazliu, pas suspendimit nga puna në shenj hakmarrje kishte filluar një fushatë të ashpër mediatike  ndaj kryeinspektorit Hekuran Nikçi. Kësaj fushate propaganduese po i printe portali i Baton Haxhiut,“Albanian Post” ku kryeredaktori Lirim Mehmetaj përmes paraqitjeve publike tentonte ta manipulonte opinionin publik duke e viktimizuar Nexhat Fazliun gjoja se suspendimi i tij është bërë për shkak se ai është djalë i dëshmorit të UÇK-së.

Fushata shpifëse e orkestruar ndaj kryeinspektorit Hekuran Nikqi shkoj deri aty sa që përmes disa komunikimeve të brendshme të Nexhat Fazliut me Hekuran Nikqin ia keqinterpretuan opinionit publik emailat duke  thane se Nexhat Fazliu ishte suspenduar vetëm se ka dënuar kompaninë RAD të Milan Radojçiqit. Në fakt kjo gjë s’kishte të bënte aspak me realitetin,  pasi që rasti i kompanisë RAD ishte trajtuar në vitin 2019 nga Inspektorati i Punës ndërsa Nikqi ishte emruar kryeinspektor në vitin 2022.

Postimi ku gazetari Lirim Mehmetaj gënjen publikisht duke thënë se Nexhat Fazliu u suspendua nga puna për shkak se gjobiti kompaninë e Milan Radojçiqit.

Krejt ky skenar ishte orkestruar nga gazetari Lirim Mehmetaj i cili njihet për  manipulim të opinionit publik duke e fshehur tërësisht të vërtetën se pse ishte suspenduar nga puna Nexhat Fazliu, ky i fundit madje publikonte fotografi me “gazetarin” Lirim Mehmetaj pak kohë para se të arrestohej Hekuran Nikqi.

Postimi i Nexhat Fazliut me 2 shkurt 2025 ku shfaqet me Lirim Mehmetaj

Gjithashtu Fazliu publikonte fotografi në faqen e tij facebook me komandant të UÇK-së si Ismet Haxha, i cili njihet si njeri i afërt e ish kryetarit të PDK-së e ish shefit të ShIK-ut, Kadri Veseli.

Përveç kësaj Nexhat Fazliu së bashku me dy kolegë të punës,  zv. Kryeinspektorin Agim Millaku dhe ish menaxherin e personelit Florim Krasniqi kishin bërë kallxim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ndaj Hekuran Nikqit dhe Naim Shalakut nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Krejt kjo kishte ndodhë në shenj hakmarrje ndaj z.Nikçi për shkak se ai këta të tre gjatë vitit 2024 i kishte dërguar në komisione disciplinore, i kishte suspenduar  dhe u kishte bërë kallëzim penal në prokurori për keqpërdorim të detyrës.

Prokurori Arianit Salihu përdor standarte të dyfishta ndaj trajtimit të rasteve penale

Është interesante fakti që  Nexhat Fazliu, Florim Krasniqi dhe Agim Millaku kishin bërë kallëzim penal ndaj Hekuran Nikçit dhe Naim Shalakut në fund të janarit të vitit 2025 dhe për këtë ishte aktivizuar menjëher prokuroria.

Pa u bërë një muaj, më 27 shkurt të këtij viti dy hetues policor të autorizuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë ishin paraqitur  në zyren e ish-kryeinspektorit të punës Hekuran Nikçi. Hetuesit e policisë i kishin thënë kryeinspektorit se kishin ardhur vetëm për ta intervistuar lidhur me një kallëzim penal që i kishte bërë dikush brenda Inpektoratit të Punës dhe se intervista më mirë është të zhvillohej në stacion policor.

Nikqi pa hezitim kishte pranuar ku bashkë me hetuesit policor ishte nisur për në stacionin e policisë. Pas tre orë intervistimi hetuesit e policisë i kishin paraqitur urdhëresën e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Arianit Salihu duke i thënë se ishte i arrestuar dhe do të dërgohej në paraburgim prej 48 orësh nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ndërkohë në anën tjetër, Hekuran Nikqi kishte dërguar kallëzim penal në nëntor 2024 ndaj ish-zv. Kryeinspektorit për Siguri dhe Shendet në punë Agim Millaku dhe ish menaxherit të personelit Florim Krasniqi për keqpërdorim të detyrës zyrtare për shkak të punësimeve të paligjshme në këtë institucion.
Për çudi rasti është duke u trajtuar nga prokurori Arianit Salihu, i njejti prokuror që kishte dhënë urdhër për arrestimin e Hekuran Nikçit, mirëpo deri më tani kanë kaluar më shumë se një vit dhe nuk është marrë asnjë veprim ndaj të dyshuarve.

Arianit Salihu , prokuror në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë

Pas mbajtjes në paraburgim prej 48 orësh Gjykata Themelore në Prishtinë, Hekuran Nikçit i kishte ndryshuar masën në arrest shtëpiak prej 30 ditësh. Pasi qëndroi në arrest shtëpiak prej 30 ditësh prokurori Arianit Salihi kishte bërë kërkesë në gjykatën themelore për vazhdimin e kësaj mase, mirëpo Gjykata Themelore në Prishtinë ia kishte hedhur poshtë kërkesën  ku përveç kësaj ia kishte hequr edhe arrestin shtëpiak duke e lënë Nikçin të lirë.
Prokurori Arianit Salihu vendimin e Gjykatës Themelore e kishte atakuar në Gjykatën e Apelit mirëpo edhe Gjykata e Apelit me datë 14 prill 2025 ia kishte hedhur poshtë si të pabazuar kërkesën e prokurorit Salihu duke e konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore.



KosovaNews ka dërguar pyetje në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe prokurorit Arianit Salihu për ta pyetur se ku ka mbetur rasti i Hekuran Nikqit mirëpo as pas 3 ditësh nuk kemi marrë kurfar përgjigje.

Gjithashtu lexoni:

Mbyllet për publikun seanca e Apelit ndaj dy të dënuarve me nga 15 vjet burgim për dhunim seksual e krime tjera gjatë luftës

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë

Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia

Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por përballet me sfida politike

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Jeton Sopa 12/12/2025 12/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet për publikun seanca e Apelit ndaj dy të dënuarve me nga 15 vjet burgim për dhunim seksual e krime tjera gjatë luftës
13:07 -04/06/2026
Për Maturën Shtetërore deri tash kanë aplikuar 8 mijë maturantë
12:32 -04/06/2026
Metë Shatri takon gratë e lagjes Mati 1, premton angazhim për adresimin e shqetësimeve të tyre
11:55 -04/06/2026
Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë
11:51 -04/06/2026
Fillon Java e Dëshmorëve të Hasit
11:37 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?