KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Ura e Rogovës çdo ditë e më shumë më e rrezikshme për banorët
Siguri

​Ura e Rogovës çdo ditë e më shumë më e rrezikshme për banorët

Kosova News
Kosova News 12:48 -20/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ura e fshatit Rogovë vazhdon ende të jetë në gjendje të rëndë dhe çdo ditë e më shumë po bëhet më e rrezikshme për banorët e kësaj ane. Të qarat që u shkaktuan vite më parë nga prurjet e madhe të lumit, Drini i Bardhë shihen kudo mbi këtë urë, e rrezikshmëria e saj vërehet edhe më mirë në pjesën e poshtme të vetë urës.

E sa në rrezik janë qytetarët që kalojnë çdo ditë mbi këtë urë tregojnë vetë ata.

Vehat Hoti, i cili jeton në Rogovë, thotë se ndonëse rreziku i shembjes së kësaj ure ekziston, por përsëri po detyrohen të kalojnë mbi të.

Hoti: Rreziku është shumë i madh por na po kalojmë

- Reklamë -

“Rrezik permanent është…Kemi bërë edhe në komunë kërkesë edhe në qeveri….Komuna sipas tyre i ka plotësuar kriteret qeveria nuk përgjigjet…rreziku është shumë i madh por na po kalojmë“,tha Hoti.

Edhe Imer Gashi ndihet shumë i rrezikuar që përshkon çdo ditë rrugën mbi këtë urë. Ai thotë se vazhdimisht kanë bërë kërkesa për ndërtim të urës si në komunën e Gjakovës, ashtu edhe në Ministrinë e Infrastrukturës, por që deri më tani nuk kanë parë rezultate në këtë drejtim.

Gashi: Banorët ndihet shumë të rrezikuar

“Kjo veç që dy vite është kështu kjo urë dhe banorët ndihen të rrezikuar shumë, është problem shumë i madh..kemi bërë kërkesë në ministri atje, mirëpo askush s’ka ndërmarrë asgjë deri sot kemi bërë në Gjakovë, këta në Gjakovë thonë se kompetencat janë në Prishtinë deri sot nuk kanë ndërmarrë asgjë“, tha ai.

E në Komunën e Gjakovës thonë se mjetet për bashkëfinancim për ndërtimin e urës në Gjakovës, janë të ndara që nga viti 2021, por sipas tij, vonesat janë shkaktuar nga qeverisja qendrore.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Gjakovës, Shkumbin Kastrati u shpreh se aktualisht Ministria e Infrastrukturës është duke punuar në përpilim të projektit për ndërtimin e urës së Rogovës.

Kastrati tha se si komunë në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë dhe Makinerisë, kanë angazhuar ekspertë për të bërë ekspertizën lidhur me rrezikshmërinë e urës.

Kastrati: Qeveria është në fazën e përpilimit të projektit për ndërtimin e urës në Rogovë

“Komuna e Gjakovës ka ndarë mjetet edhe në vitin 2021 por edhe 2022 përmes kodit të bashkëfinancimit për ndërtimin e urës në fshatin Rogovë, e cila urë para 3 viteve është dëmtuar si pasojë e vërshimeve të atij viti. Mirëpo, ka ndodh një sage në mes të qeverisë komunale dhe qeverive qendrore për formën e bashkëfinancimit dhe financimit të atij segmenti meqenëse ura është projekt nacional. Qeveria ka shfaq dëshirën për ta financuar, komuna ka shfaq dëshirën për të bashkëfinancuar në momentin kur qeveria të është e gatshme të filloj. Jemi në bisedime me qeverinë e Kosovës….Janë në fazën e përpilimit të projektit, finalizimit të projekti dhe besojmë që në momentin që do të finalizohet projekti i urës, atëherë do të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit në mes të Kuvendit Komunal të komunës dhe Qeverisës ë Kosovës konkretisht Ministria e Infrastrukturës. Dhe në momentin që do të nënshkruhet memorandumi ministria do t’i zhvilloj procedurat e Prokurimit dhe do t’i filloj kjo rrugë“, u shpreh Kastrati.

Kastrati shprehet se si komunë kanë ndarë 300 mijë euro për këtë urë, por ekziston mundësia që kjo shumë të rritet.

Kastrati: Kemi ndarë 300 mijë euro për ndërtimin e urës së Rogovës

“Nuk mundemi me ditë as na as ministria për faktin se ende është projekti në fazë të finalizimit do të fillojnë procedurat e prokurimit….Me rëndësi është me ditë që procesi është nis e me rëndësi që Kuvendi Komunal i Gjakovës i ka fondet e rezervuara për ndërtimin e kësaj ure…..300 mijë euro janë ndarë por mund ta rrisim sasinë e mjeteve”, tha ai. 

Gjithashtu lexoni:

Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit

TAGGED: Ura e Rogovës
Kosova News 20/08/2022 20/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind
20:21 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?