Ish kryetari i Prizrenit, nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur përmes një postimi publik se do të garojë në zgjedhjet e 28 dhjetorit me numrin 50,
Ai ka theksuar se vendimi për të rikandiduar vjen si vazhdimësi e angazhimit të tij në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës.
Haskuka, i cili ka përvojë të gjerë si deputet, kryetar komune dhe profesor universitar, tha se përgjatë viteve ka punuar me integritet dhe përkushtim, duke u fokusuar në politika publike që përmirësojnë jetën e njerëzve. Ai u shpreh se bashkëpunimi me qytetarët dhe besimi i tyre kanë qenë motivimi kryesor i angazhimit të tij politik.
“Në këtë rrugëtim, çdo mendim nga qytetarët, çdo takim dhe çdo sugjerim ka ndikuar në punën time. Për mua, përfaqësimi është përgjegjësi, jo privilegj,” ka theksuar ai.
Haskuka ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për të vazhduar punën brenda Kuvendit, duke premtuar se do të angazhohet për zhvillim, drejtësi dhe qasje të barabartë për të gjithë. Ai ka përmendur gjithashtu mbështetjen për kandidaturën e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili garon me numrin 1.
Në fund të mesazhit të tij, Haskuka ka ftuar qytetarët që më 28 dhjetor të votojnë:
Lëvizja Vetëvendosje – 116
Albin Kurti – 1
Mytaher Haskuka – 50


