Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një ditë të ngarkuar me aktivitete në Gjilan, ku u takua me kryetarin Alban Hyseni dhe vlerësoi punën dhe projektet që po i japin qytetit zhvillim të qëndrueshëm. Ajo e uroi Hysenin për mandatin e tij të dytë dhe theksoi mbështetjen për nismat që synojnë krijimin e mundësive të reja për qytetarët.
Gjatë vizitës, Presidentja ndaloi në Shkollën e Muzikës dhe të Arteve Pamore, ku u prit me performanca nga kori i grave “Muza”, si dhe vizitoi kopshtin IP “Integj”, duke kaluar çaste të veçanta me fëmijët.
Osmani u njoh më nga afër edhe me punën e kompanisë InterPLAST TROCAL, të cilën e vlerësoi si një ndër lidere në rajon dhe shembull të inovacionit dhe vizionit që kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit.
Vizita përfshiu edhe klubin e futbollit “Drita”, ku Presidentja i përgëzoi futbollistët për sukseset në garat vendore dhe veçanërisht për paraqitjet në arenën evropiane, që po i sjellin vendit krenari.
Në fund, Osmani u shpreh mirënjohëse për mikpritjen: “Faleminderit Gjilan.”


