Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të miratoj dizajnin për fletëvotimin për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ky fletëvotim do të përdoret për vendvotimet brenda Kosovës.
Pas vendimit, kryesuesi Radoniqi njoftoi se ndaj këtij vendimi mund të ushtrohet ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Vendimi i KQZ-së vjen pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në këtë fletëvotim.
Fletëvotimi përmban 24 subjektet politike pjesëmarrëse në këtë proces zgjedhor, prej të cilave, 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Në mbledhjen e kaluar, KQZ ka miratuar fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës, i cili është i njëjtë, si në përbajtje ashtu edhe në dizajn.
Në anën e majtë të fletëvotimit janë të radhitura partitë politike ndërsa në anën e djathtë janë të radhitur 110 numra, të kandidatëve për deputetë.



