KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rexhepi: BE konfirmon shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në Serbi
Lajme

Rexhepi: BE konfirmon shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në Serbi

Kosova News
Kosova News 14:24 -08/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, ka reaguar të hënën pas publikimit të raportit të Komitetit të Ekspertëve të Kartës Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Pakicave, duke thënë se ky dokument ndërkombëtar vulos të gjitha vërejtjet që Këshilli Kombëtar Shqiptar ka ngritur prej vitesh për moszbatimin e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve në Serbi.

Sipas Rexhepit, raporti konstaton qartë se gjuha shqipe, edhe pse me status zyrtar në komunat me popullsi shqiptare, vazhdon të mos funksionojë në praktikë.

Institucionet shtetërore serbe, thuhet në dokumentin evropian, “nuk ofrojnë dokumente, formularë, platforma digjitale, tabela informuese apo komunikim zyrtar në gjuhën shqipe, ndërsa mungesa e stafit dygjuhësh vetëm sa thellon diskriminimin”.

Ai kujtoi se rekomandimet e Kartës Evropiane nuk janë zbatuar që prej vitit 2008, çka, sipas tij, e bën edhe më të rëndësishme vlerësimin e ekspertëve ndërkombëtarë që rikonfirmojnë saktësinë e evidencave të paraqitura nga Këshilli Kombëtar Shqiptar ndër vite.

Rexhepi rikujtoi se në shkurt të këtij viti, gjatë Tryezës së Implementimit të Kartës, në një takim trepalësh mes Komitetit të ekspertëve, Këshillit Kombëtar Shqiptar (të përfaqësuar nga Alban Alili), organizatës “The Future” dhe palës serbe, janë prezantuar rekomandime të qarta për përmirësimin e situatës.
“Pala serbe atëherë kishte pranuar detyrimet, përfshirë themelimin e ekipit të përkthyesve administrativë, përkthimin e dokumenteve zyrtare dhe funksionalizimin e platformave në gjuhën shqipe. Megjithatë, raporti i fundit vë në dukje se asnjë nga këto hapa nuk është ndërmarrë. Asnjë takim pasues nuk është thirrur dhe asnjë masë e dakorduar nuk ka hyrë në zbatim”, konsideron Rexhepi.

Ky konstatim ndërkombëtar, sipas tij, tregon qartë se shqetësimet dhe vërejtjet e Këshillit Kombëtar kanë qenë të sakta dhe të mbështetura në realitet.

“Ai nxjerr në pah mungesën e gatishmërisë së institucioneve shtetërore për të respektuar ligjin dhe për ta trajtuar gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare”, theksoi Rexhepi.

Ai shtoi se Këshilli Kombëtar Shqiptar do të vazhdojë të insistojë me vendosmëri në zbatimin e standardeve evropiane dhe garantimin e të drejtave gjuhësore të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke adresuar shkeljet në të gjitha instancat relevante.

Gjithashtu lexoni:

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”

Kosova News 08/12/2025 08/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?