Kandidatja për deputete nga Prizreni, Dafina Alishani, ka njoftuar se Lëvizja Vetëvendosje i ka besuar numrin 84 në listën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, duke e cilësuar këtë si një përgjegjësi të madhe dhe një burim të ri motivimi.
Ajo tha se ky besim nga subjekti më i madh në vend i jep energji për të vazhduar punën me përkushtim dhe vendosmëri, duke qëndruar pranë qytetarëve dhe duke kontribuar për ide që synojnë forcimin e komunitetit dhe sjelljen e ndryshimeve pozitive.
Alishani ka rikujtuar se numri 116, me të cilin garon LVV-ja në fletëvotim, është “numri i fitores së madhe” që synon Lëvizja me mbështetjen e qytetarëve.
“116 Lëvizja Vetëvendosje, 1 Albin Kurti, 84 Dafina Alishani. Na priftë e mbara!”, ka përfunduar ajo.


