KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sinjalizuesit, arma më e fortë kundër korrupsionit
Siguri

Sinjalizuesit, arma më e fortë kundër korrupsionit

Kosova News
Kosova News 12:25 -08/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) dhe Forumi Konsultativ me Shoqërinë Civile, në shënim të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, kanë kërkuar rikthim të fokusit në integritetin institucional, forcim të llogaridhënies dhe eliminim të praktikave korruptive në sektorin publik.

Drejtori i APK, Yll Buleshkaj në hapje të ngjarjes, tha se integriteti duhet të jetë detyrim i secilit institucion dhe se sinjalizuesit mbeten një shtyllë thelbësore në identifikimin e shkeljeve.

“Nuk besojmë se ka mekanizëm më të rëndësishëm se sinjalizimi, duke përfshirë sinjalizimin e brendshëm apo të jashtëm por edhe publik. Është angazhim i qartë i agjencisë, po besoj edhe i publikut që integriteti nuk është opsional, është detyrë e jona. Ne si agjenci do të vazhdojmë që të jemi të paanshëm, të vendosur dhe profesional në secilin vendim. Do të vazhdojmë që të insistojmë në përgjegjshmëri të zyrtareve publik dhe transparencë, ku korrupsioni nuk tolerohet, as në raste të mëdha e as në të vogla. Por, agjencia nuk mund të kryje këtë punë vet në qoftë se nuk bashkëpunon me gjithë ju”, ka thënë Buleshkaj.

Udhëheqësi i divizionit për integritet dhe strategji në APK, Burim Sadiku prezantoi raportin e monitorimit të planeve të integritetit në institucionet publike, duke theksuar nevojën për cilësi më të lartë të raporteve.

“Sot e kemi një rezultat që d.m.th. prej gjitha institucioneve, prej 140 institucioneve, kemi 125 institucione të cilat kanë plane të integritetit, por kjo çështje mund të ngritët më shumë…Shpresojmë në të ardhmen që çështja e indeksit të integritet në komuna në të zgjerohet dhe t’i aplikojnë të gjitha institucionet publike, për arsyeje se aty shohim cilësinë e raporteve publike…Sfida e parë është në njësinë e rreziqeve reale, kjo nuk vlen për të gjitha institucionet. Në njësinë e rreziqeve reale, sidomos në prokurim dhe burime njerëzore është mungesa e të dhënave që bënë njësia e rrezikut më shumë perceptim sesa analizë. Qasja formale, fatkeqësisht, sot kjo është më shumë për disa komuna kanë shkuar me një shabllon dhe pas monitorimit kemi pa se është njëfarë vlerësimi formal jopermbajtesor, por me rekomandimet tona, ato i kanë përditësuar…Fusha me rrezik të lartë vazhdon me qenë mbi bazën e analizave tona prokurimi publik, burimet njerëzore, menaxhimi i aseteve publike dhe institucionet që s’japin leje dhe licenca ”, ka thënë Sadiku.

Profesori universitar, Bekim Baliqi foli për sfidat e implementimit të rregulloreve dhe planeve të integritetit, duke theksuar se mungesa e burimeve e vështirëson zbatimin real të tyre.

“Si shumëçka në këtë vend, një strategji, një rregullore, shpeshherë ato mbesin si dokumente formale, për mungesa të ndryshme, njëra prej tyre janë zakonisht burimet njerëzore, që lidhen me burimet financiare. Gjithashtu mendoj që këto burime bëjnë shpeshherë që këto plane të mbesin për t’u raportu”, ka thënë Baliqi.

Po ashtu, Javën Kundër Korrupsionit 2025, koalicioni i organizatave joqeveritare i përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), e kanë nis me grevë njëditore si formë proteste kundër korrupsionit dhe kundër politikave që po e paralizojnë funksionimin e shtetit. /kp/

Gjithashtu lexoni:

Jashari pret në takim lamtumirës atashetë e ShBA-së

Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”

Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve

Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë

Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit

Kosova News 08/12/2025 08/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Jashari pret në takim lamtumirës atashetë e ShBA-së
12:52 -15/07/2026
Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin
12:36 -15/07/2026
“Unë nuk shantazhohem”: Kryetari i Obiliqit thotë se u intervistua në Speciale, lidhur me disa shpronësime
12:15 -15/07/2026
Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”
11:40 -15/07/2026
ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre
11:13 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?