Në një reagim të publikuar në rrjete sociale, profesoresha e gjuhës shqipe, Majlinda Bregasi, ka kritikuar sloganin të LDK-së, duke u ndalur te folja “zgjedh” dhe forma e saj urdhërore “zgjidh”.
“Zgjedh shkrepsën e lexova
Gjithë kjo LDK akademike e nuk e ka mësuar ende urdhëroren e foljes zgjedh.
Zgjidh zemra! Zgjidh! Po ju as per zgjidhje e as per zgjedhje s’i keni punët< ka shkruar Bregasi në reafgimin e saj në Facebook, duke shtuar se përdorimi i pasaktë i gjuhës në komunikimin publik dëmton qartësinë dhe seriozitetin e mesazheve politike.
Reagimi i saj u përhap shpejt në rrjet, duke nxitur diskutime për nivelin e standardit gjuhësor.
Deri më tani, LDK-ja nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare lidhur me këtë koment.


