Me vendim të Kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot është emëruar Nënkryetar i Komunës së Podujevës, Fahri Restelica.
Vlen të përmendet se Fahri Restelica vjen nga familja Restelica — ai është vëllai i dëshmorit të kombit, Besnik Restelica, i rënë në luftën për liri.


