KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova drejt përmbylljes me sukses të vitit të parë të udhëheqjes direkte në CEFTA: 11 vendime të miratuara dhe lidership rajonal
Politikë

Kosova drejt përmbylljes me sukses të vitit të parë të udhëheqjes direkte në CEFTA: 11 vendime të miratuara dhe lidership rajonal

Kosova News
Kosova News 20:07 -03/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova drejt përmbylljes me sukses të vitit të parë të udhëheqjes direkte në CEFTA: 11 vendime të miratuara dhe lidership rajonal

Prishtinë, 3 dhjetor 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim Sekretaren e re të Përgjithshme të CEFTA-s, Pranvera Kastrati, të zgjedhur këtë vit pas një periudhe dyvjeçare bllokade. Ky takim u zhvillua në mbyllje të “Javës së CEFTA-s”, që u mbajt në Prishtinë, gjatë së cilës Kosova po përmbyll një vit të parë të suksesshëm të përfaqësimit të drejtpërdrejtë dhe të udhëheqjes së procesit rajonal të bashkëpunimit tregtar.

Gjatë takimeve të mbajtura më 1, 2 dhe 3 dhjetor në kuadër të “CEFTA Week 2025”, nën kryesimin e Kosovës përmes Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, u miratuan katër vendime të rëndësishme, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendimeve gjatë këtij viti në 11, një arritje që dëshmon efikasitetin dhe lidershipin e Kosovës në udhëheqjen rajonale si dhe rëndësinë që kushton bashkëpunimit rajonal, integrimit në Bashkimin Evropian dhe thellimin e tregtisë.

- Reklamë -

Vendimet e miratuara dje shënojnë hapa të rëndësishëm drejt lehtësimit të tregtisë, standardizimit të procedurave, digjitalizimit dhe rritjes së sigurisë ushqimore dhe doganore në rajon.

Kryeministri vlerësoi se zgjedhja e Sekretares së re të Përgjithshme, Pranvera Kastrati, shqiptarja e parë që e drejton CEFTA-n që nga ekzistenca e saj nga viti 2006, është vendim kyç që u realizua pikërisht gjatë presidencës së Kosovës, e që dëshmon aftësinë e vendit tonë për të thyer bllokadat dhe për të ndërtuar konsensus rajonal.

Sot, po ashtu, u realizua edhe transferimi i presidencës së CEFTA-s nga Kosova, nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, te Delina Ibrahimaj, ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit e Shqipërisë.

Ne i urojmë Shqipërisë suksese gjatë udhëheqjes në vitin 2026 dhe i ofrojmë bashkëpunimin e plotë.

Gjithashtu lexoni:

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

Kosova News 03/12/2025 03/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind
20:21 -05/06/2026
Ambasadori britanik merr pjesë në Paradën e Krenarisë
19:50 -05/06/2026
LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore
19:14 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?