KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aprovohet Strategjia e Agjencisë së Kosovës për Akreditim 2026–2030
Lajme

Aprovohet Strategjia e Agjencisë së Kosovës për Akreditim 2026–2030

Kosova News
Kosova News 09:59 -02/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), ka miratuar Strategjinë e Agjencisë së Kosovës për Akreditim për periudhën 2026–2030.

Dokumenti strategjik përcakton drejtimin e zhvillimit të sistemit të sigurimit të jashtëm të cilësisë në pesë vitet e ardhshme në Republikën e Kosovës, duke reflektuar qartë standardet evropiane, kontekstin e arsimit të lartë në Kosovë dhe vizionin për forcimin e mëtejshëm të besueshmërisë së akreditimit.

Strategjia është e ndërtuar mbi parimet e integritetit, transparencës, profesionalizmit dhe pavarësisë institucionale, të cilat mbeten bazë për gjithë veprimtarinë e AKA-së dhe KSHC-së.
Strategjia 2026–2030 përfshin katër objektiva kryesore zhvillimore: ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe etike të AKA-së; avancimin e praktikave të sigurimit të cilësisë përtej përputhshmërisë, drejt një qasjeje të mirëfilltë të përmirësimit të vazhdueshëm; ndërkombëtarizimin e punës së AKA-së dhe forcimin e prezencës së saj në rrjete evropiane e globale; si dhe promovimin e kulturës së cilësisë në institucionet e arsimit të lartë.
Strategjia parasheh rishikimin periodik të standardeve të akreditimit, zhvillimin e procedurave të reja për programet e përbashkëta dhe mikrokredencialet, digjitalizimin e plotë të proceseve të akreditimit, si dhe integrimin progresiv të inteligjencës artificiale në përpunimin e të dhënave dhe hartimin e raporteve.
Pas përkthimit zyrtar dhe dizajnimit të dokumentit, Strategjia 2026–2030 do të publikohet në ueb-faqen e AKA-së deri në fund të javës.

Hartimi i Strategjisë së AKA-së është përkrahur nga Programi SHER, i cili financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA).

“Në mbledhje 143-të, KSHC shqyrtoi edhe disa pika të rendit të ditës, duke përfshirë edhe një numër kërkesash të institucioneve të arsimit të lartë. Gjithashtu, KSHC trajtoi ankesat e paraqitura nga institucionet të ndryshme dhe shqyrtoi vendimet e Komisionit të Ankesave. U diskutuan aplikimet për ekspertë ndërkombëtarë, rishikimi i aplikimeve për akreditimin e programeve, si dhe njoftime dhe çështje të tjera të rëndësisë operacionale”, njofton Agjencia e Kosovës për Akreditim. 

Gjithashtu lexoni:

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”

Kosova News 02/12/2025 02/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?