KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kelmendi e Çelaj deklarohen të pafajshëm për lëndim trupor ndaj Latifit
Siguri

Kelmendi e Çelaj deklarohen të pafajshëm për lëndim trupor ndaj Latifit

Kosova News
Kosova News 14:46 -01/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Të akuzuarit Besart Kelmendi dhe Behar Çelaj nuk e kanë pranuar fajësinë për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” ndaj Arbnor Latifit, në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e cila është përcjellë me tensione.

Të dy të pandehurit u deklaruan të pafajshëm pas leximit të aktakuzës nga Prokuroria.

Seanca e sotme, e cila është zhvilluar nën një atmosferë të ngarkuar, u karakterizua nga kundërshtime mes mbrojtjes, prokurorisë dhe palës së dëmtuar, ndërsa gjykata vendosi të mos e shtyjë procedurën, duke e vazhduar shqyrtimin fillestar pavarësisht kërkesës së avokatit të të pandehurit.
Mbrojtësi i të pandehurit Besart Kelmendi, avokati Granit Vokshi, tha para gjykatës se ka marrë autorizimin për përfaqësim vetëm në ditën e sotme dhe se nuk ka pasur kohë të shqyrtojë shkresat e lëndës apo të konsultohet me klientin e tij.

“Kam marrë sot nga prindi i Besartit, avokati paraprak Besim Hametaj. Marr parasysh faktin që nuk kam pasur mundësi që të konsultohem me të mbrojturin tim rreth rrethanave të rastit dhe pasojave ligjore rreth deklarimit të tij lidhur me fajësinë në seancën e sotme, kërkoj mirëkuptim nga gjykata që këtë seancë ta shtyjë për disa ditë, deri sa të kem mundësinë ta vizitoj të pandehurin në paraburgim ku është aktualisht, të kem mundësinë që të diskutoj me të, që të më jepet mundësia për ta mbrojtur”, tha ai.
Prokurori i çështjes, Kastriot Berisha, kundërshtoi kërkesën e mbrojtjes.

“E kundërshtoj propozimin e mbrojtësit për shtyrjen e kësaj seance për faktin se të pandehurit ndodhen në masën e paraburgimit dhe se mbrojtësi ka pasur kohë që të takohet me të pandehurit. Dhe konsideroj që një kërkesë e tillë është me qëllim të zvarritjes së kësaj procedure dhe konsideroj që të njejtëve t’u japim kohë që të konsultohen meqenëse është seancë fillestare. Dhe mbrojtja i ka pranuar shkresat gati”, tha ai.

Edhe avokati i të dëmtuarit Arbnor Latifi, Asdren Hoxha, e mbështeti qëndrimin e prokurorisë.
“I mbështes të gjitha thëniet e prokurorit dhe konsideroj që kërkesa është e pabazuar”, tha ai.
Gjyqtari Bujar Ahmeti, pas shqyrtimit të kërkesës, vendosi ta refuzojë shtyrjen e seancës. Duke i dhënë mundësin që të njëjtit të konsultohen për një pauzë 10 minutëshe.

“Pas vlerësimit të propozimit të mbrojtësit të të pandehurit si dhe pas dëgjimit të palëve të tjera prezent, si dhe duke marrë parasysh faktin që mbrojtësi i të akuzuarit Granit Vokshi është pajisur me shkresa të lëndës, në anën tjetër seanca e datës 17.11.2025 është shtyrë mbi bazën e kësaj. Përveç kësaj, nga vetë pohimet e palëve gjykata vërteton se prokurori ka përmbushur detyrimet. Gjykata merr këtë vendim: refuzohet propozimi i avokatit dhe seanca do të mbahet. Gjykata merr parasysh që jemi në seancë të shqyrtimit fillestar, ua mundëson mbrojtësit dhe të pandehurit që në një afat deri në 10 minuta të konsultohen jashtë sallës së gjykatës”, tha ai.

Më pas, prokurori i shtetit lexoi aktakuzën e ngritur ndaj të pandehurve.

I pandehuri Besart Kelmendi u deklarua “Jo, nuk e pranoj fajësinë”, tha ai.

Ndërsa i pandehuri Behar Çelaj deklaroi po ashtu “Jo, nuk e pranoj fajësinë”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit

Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit

Kosova News 01/12/2025 01/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?