KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Qytetarët për takimin në Bruksel: Vuçiq do të mundohet ta zvarrisë marrëveshjen përfundimtare
Tjera

​Qytetarët për takimin në Bruksel: Vuçiq do të mundohet ta zvarrisë marrëveshjen përfundimtare

Kosova News
Kosova News 16:50 -19/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Edhe pse pa marrëveshje takimi i zhvilluar në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për qytetarët ishte i pritshëm. Ata thonë se Serbisë duhet t’ i bëjnë presion ndërkombëtarët që të ketë një zgjidhje, derisa theksojnë se Serbia e ka humbur Kosovën dhe nuk mund të kthehet në koloni.

Qytetarët mendojnë se faktori ndërkombëtar do t’i bëjë presion të vazhdueshëm Serbisë që të arrihet një marrëveshje me Kosovën.

Shaban Bahtiri, qytetar thotë se zvarritja e bisedimeve për një kohë të gjatë, ishte plan i Vuçiqit dhe se udhëheqësit tanë kanë rënë nën ndikimin e tij.

“Zvarritja e bisedave tash e sa kohë, nuk është rastësi, ai është plan i Vuçiqit. Njerëzit tanë bien nën ndikim të tij dhe sa më parë që të zgjidhet problemi me Serbinë për popullin tonë edhe për popullin e Serbisë është shumë me interes, por dikujt po i përshtatet kjo dhe e zvarritja kështu dhe është kjo njerëzit tanë, udhëheqësit e Kosovës…kufiri është sikur sytë e ballit…njerëzit e aftë që dinë e që kanë kryer akademinë ushtarake këtu nuk duhet të e lejojnë në kufi askush me të prek se kufiri është sikur sytë…edhe nuk duhet me lejuar që askush me t’i prek në sy, e njerëzit tanë po e lejojnë…Kanë për të zvarritur por fati, amerikanët dhe gjermanët janë të vendosur, tash edhe sekretari i NATO-s, i ka ftuar të dytë dhe u ka thënë, nuk lejojmë luftë në Ballkan, e kjo po na shpëton por këta derisa të munden kanë me zvarrit”, thotë ai.

Ndërkaq për qytetarin Veli Veliu, faktori ndërkombëtar duhet të bëj presion që veriu të mbetet çështje e brendshme e Kosovës.

“Mendoj se faktori ndërkombëtarë në radhë të parë amerikanët por edhe Bashkimi Evropian, duhet të bëjnë presion në Serbi, se ta them të drejtën pushteti ka të drejtën të e shtrij Prishtina në veri, ajo është çështje e brendshme e Kosovës, dhe nuk duhet atë me qenë kundër shtetit të Kosovës dhe mos të funksionoj shteti i Kosovës, qëllimi i tij është me qenë atje anarki edhe bandat kriminele atje në mungesë të shtetit me torturuar edhe popullatën dhe me përfituar materialisht në mënyrë kundërligjore, kështu që duhet presion faktori ndërkombëtarë, nuk mundet Serbia, e ka humb luftën, e ka humb Kosovës, ajo po mendon me e kthye tash në rrethana paqësore po ndjeket politika e Milloshit, ajo e Milloshit ishte katastrofale e humbi, e tash ky po mundohet tash për herë të dytë të njëjtën politikë, e nuk mundet se po mendoj edhe Bashkimi Evropian nuk kanë të drejtë me e barazuar Kosovën me Serbinë se Serbia është fajtore, politika e tyre është me koncepte të vjetra. Nuk mundet Kosova me u kthyer në koloni”, tha ai.

Edhe për qytetarin Abdullah Bekteshi marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë, në rast se do të ndodhte, do të ishte befasi.

“Shumë është diskutabile, unë në bazë të përvojës sime personale që e kam mendoj se Vuçiqi në qoftë se ka pak hapësirë do të mundohet për me e shty për mos me bë marrëveshje dhe duke e parë se si është opinioni në Serbi vështirë është e besueshme me pranua ose të konkludojë që do të vijë deri tek një marrëveshje. Në qoftë se vjen te një marrëveshje kishte me qenë për mua personalisht deri diku befasi”, tha ai.

Takimi i së enjtes ishte i treti që Kurti e Vuçiq kanë realizuar në Bruksel, në kuadër të dialogut. Takimet në Bruksel u thirrën pasi serbët lokalë më 31 korrik dhe 1 gusht vendosën nëntë barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të vendimeve për targat e veturave dhe dokumentet serbe.

Ndonëse marrëveshje për këtë dy tema nuk u arrit, Josep Borrell njoftoi se palët janë pajtuar që bisedimet të vazhdojnë.

Gjithashtu lexoni:

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Gjiganti i Xiaomi-t po vjen: Redmi Note 17 Pro Max me kamerë 200 MP dhe bateri 10 mijë mAh

Apple synon fuqizimin e Inteligjencës Artificiale: iPhone 18 pritet të vijnë me 9GB RAM

Virgjiniteti, feja, etnia: Elementet që të rinjtë kosovarë i këqyrin te partneri

Teknologjia përmirëson shërbimin/ Protezat e legenit tashmë mund të zgjasin mbi 30 vjet

TAGGED: Brukseli, marreveshja, qztetaret
Kosova News 19/08/2022 19/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?