KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haradinaj e merr me të mirë mërgatën: Kosova ka nevojë për ju, ashtu si ju e keni mbajtur gjallë në zemrat tuaja
Politikë

Haradinaj e merr me të mirë mërgatën: Kosova ka nevojë për ju, ashtu si ju e keni mbajtur gjallë në zemrat tuaja

Kosova News
Kosova News 12:19 -26/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në kohën kur Kosova po i afrohet zgjedhjeve të jashtëzakonshme nacionale të 28 dhjetorit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shpërndarë një mesazh të ngrohtë për mërgatën, duke theksuar kontributin historik të tyre.

Mesazhi vjen pikërisht në periudhën kur pritet kthimi masiv i diasporës për festat e fundvitit – një faktor që tradicionalisht ka pasur ndikim të madh elektoral.

Ai ka shprehur mirënjohje të thellë për mërgimtarët, duke theksuar rolin e tyre historik në mbijetesën, zhvillimin dhe lirinë e Kosovës.

Në një reagim drejtuar diasporës, Haradinaj ka thënë se mërgimtarët gjithmonë e kanë mbajtur atdheun me vete, pavarësisht se ku jetojnë. Ai përmendi sakrificat e brezave të tërë që u nisën drejt Evropës, duke lënë “një copë zemër në pragun e shtëpisë”.

Sipas tij, mërgimi nuk ka qenë vetëm kërkim i mirëqenies, por edhe pjesë e rrugëtimit për liri, ku shumë prej tyre iu bashkuan luftës dhe u bënë, siç tha ai, dëshmorë dhe heronj të kombit.

“Jeta e mërgimtarit është rrugëtim brezash – nga gjyshi, tek babai, tek i biri e sot tek nipi që rritet me dashurinë për Kosovën,” u shpreh Haradinaj.

Ai falënderoi të gjitha gjeneratat që nuk e harruan gjuhën, vendlindjen dhe traditat, duke theksuar se kontributi i tyre ka qenë vendimtar për vendin.

“Ju e doni Kosovën më shumë sesa mund ta thonë fjalët. Zëri juaj, besimi juaj dhe angazhimi juaj na duhen gjithmonë. Kosova ka nevojë për ju,” deklaroi Haradinaj, duke rikujtuar se edhe vetë ka qenë pjesë e mërgatës dikur.

Ky reagim i kryetarit të AAK-së vjen në prag të sezonit të udhëtimeve të mërgimtarëve, të cilët tradicionalisht kthehen në vendlindje gjatë festave dhe pushimeve.

Postimi i Plotë:

Rrugëtimi i mërgimtarëve

Atdheu ju mban me vete, kudo që shkoni.

E kam ndjerë gjithmonë peshën e mallit tuaj dhe forcën e dashurisë suaj për Kosovën.

Prej një shekulli, brez pas brezi, keni nisur rrugëtimin me një copë zemre të lënë në pragun e shtëpisë.

Ndoshta askush s’e di saktë se cili brez e filloi këtë udhëtim, sepse mërgimi juaj nuk është thjesht histori largimi. Është histori sakrifice, për jetën, për lirinë.

E mbaj në mend ndjenjën e mëngjeseve të hershme dhe mbrëmjeve të vona, në dhomat e ngushta të podrumeve dhe banesave, kudo në Evropë, ku malli për vendlindjen ziente me zërat e familjes, që i dëgjonim shumë rrallë me telefonat e kohës.

Vetëm mirëqenia e familjes nuk mjaftonte, andaj shumë prej jush e ndryshuan rrugën, nga rruga e punës, në rrugën mes maleve, për ta sjellë lirinë që sot e gëzojmë. Rrugëtimi ishte i atyre që luftuan e u angazhuan, i dëshmorëve e i heronjëve të cilët Kosova e shqiptaria gjithmonë i nderoi.

Rrugëtimi juaj nuk është i thjeshtë.
Ai fillon te gjyshi, kalon te babai, te i biri, e sot te nipi që po rritet për ta dashur Kosovën si familja e tij.

Krejt jeta e mërgimtarit është rrugëtim.
Krejt historia e tyre është rrugëtim.
Dhe secili prej jush e mban në zemër një pjesë të atdheut, kudo që jeton.

Faleminderit gjyshërve e baballarëve, faleminderit krejt brezave që se harruan vendlindjen.
Se harruan gjuhën e si harruan traditat.

Ju e doni Kosovën, më shumë se sa fjalët që mund ta tregojnë.

Dhe unë, si njëri prej jush dikur, e di se çdo hap që e bëjmë përpara, është edhe falë jush.

Prandaj, zëri juaj, besimi juaj dhe angazhimi juaj, na duhen gjithmonë.

Kosova ka nevojë për ju, siç edhe ju e keni mbajtur Kosovën gjallë në zemrat tuaja.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për identifikimin elektronik

Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog

Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik

Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin

Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe

Kosova News 26/11/2025 26/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Rritet sërish çmimi i naftës, arrin në 1.60 euro për një litër
09:43 -17/07/2026
Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela
09:06 -17/07/2026
Aksion në Gjakovë, kontrollohen 29 auto-parkingje për shmangie nga tatimi
09:05 -17/07/2026
Vazhdojnë punimet në Autoudhën “Ibrahim Rugova”, ministria jep detaje
09:02 -17/07/2026
Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për identifikimin elektronik
08:59 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?